International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 75

I madh ka qenë edhe numri i fëmijëve të plagosur dhe të vdekur nga armët e zjarrit dhe lëndëve djegëse. Statistikat e 3-muajve të përgjakshëm treguan për më se 1 200 fëmijë të plagosur rëndë, nga të cilët rreth 250 prej tyre kanë pësuar gjymtime të përjetshme trupore, ndërsa rreth 80 fëmijë të vdekur. 42
Shifrat e publikuara, që me të vërtetë janë katastrofike, janë vetëm një pjesë e realitetit shqiptar, pasi shumë prej të plagosurve kanë humbur gjymtyrë ose do të mbeten përjetë në shtretër për shkak të goditjeve të rënda në pjesët më delikate të trupit, sidomos në kokë dhe shtyllë kurrizore.
Marsi i vitit 1997 shkaktoi mjaft pasoja psikike. Mjaft të rinj tregojnë për streset e kaluara nga stuhia e plumbave dhe pasiguria për jetën. Rreth 50 mijë nxënës dhe gjimnazistë të kryeqytetit u testuan nga mjekë psikologë nëpërmjet pyetjeve masive. Testimi zbuloi se periudha e tmerrit e vitit1997 ishte përjetuar nga moshat e reja. Rreth 50 mijë fëmijë në Shqipëri, janë klasifikuar nga psikologët se mund të vuajnë pasojat e pjesshme ose të plota psikike për jetën e ardhme të tyre. 43
Nga kjo stuhi barbare do të mbeteshin viktima edhe ushtarakët. Një shifër tragjike: 12 ushtarakë të vrarë dhe 29 të plagosur në ruajtje të reparteve apo objekteve ushtarake. 44
Me kalimin e kohës, ndërsa numri i vdekjeve dhe plagosjeve nga përdorimi i armëve të zjarrit ose i lëndëve plasëse erdhi gradualisht në rënie, shpërthimi i tuneleve dhe i granatave u bë një fenomen tepër i rrezikshëm. Ky fenomen u shoqërua me të vdekur e të plagosur të shumtë. Burim tjetër rrezikshmërie për jetën e qytetarëve, përveç armëve të rrëmbyera mbetën edhe lëndët plasëse, kryesisht tritoli dhe lëndët helmuese luftarake. Tragjedia e shpërthimit të dy tuneleve me eksploziv në Qaf Shtamë në rrethin e Matit solli vdekjen e 27 personave. 45 Shpërthimi i tuneleve me tritol, njëri pas tjetrit, ka ngelur ende një mister. Fshati Luç në rrethin e Matit“ pothuajse hidhet në erë”, duke mos u marrë vesh fati“ i dhjetëra njerëzve” që ishin futur brenda. Në një nga grup depot bazës ushtarake të Burrelit, shpërthimi i dy tuneleve atje, solli 22 veta të vrarë dhe dhjetëra shtëpi të zonës të shkatërruara dhe të dëmtuara. 46
Në qytetet Laç dhe Lezhë nga shpërthimi i tuneleve humbasin jetën 2 fëmijë dhe u plagosën 20 të tjerë. Jo vetëm kaq. Rrotull vendit të shpërthimit, në fshatrat e Lezhës filluan të shfaqen shenjat e para të dëmeve ekologjike, biologjike dhe fiziologjike. Specialistët shpjegojnë " mundësinë e shfaqjes së këtyre pasojave në të ardhmen në formë
41
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 12 prill 1997.
42
Gazeta‘’ Shekulli’’, datë 11 prill 1998.
43
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 01 maj 1997.
44
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 18 prill 1997.
45
Gazeta‘’ Shekulli’’, datë 23 janar 1998.
46
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 01 maj 1997.
13