plagosur të shkaktuar nga përdorimi i armatimit, vetëm për tre mujorin e parë të vitit 1997. Publikimet e shumta nga Ministria e Rendit dhe burimet spitalore tregojnë për mbi 1 200 persona të vrarë 35 nga plumbat e armëve dhe lëndët djegëse. Statistika të tjera zyrtare, për periudhën janar-qershor 1997, flasin se kanë ndodhur 3 962 krime dhe 1 259 vrasje. 36 Andre Gudha, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë
tregon se:“ I madh ka qenë brenda këtyre 3-muajve numri i të plagosurve rëndë, i cili ka kapur shifrën mbi 6 000 persona që pa përjashtim i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Nuk futen këtu të plagosurit lehtë. Ky është minimumi i plagosjeve pasi sigurimi i statistikave nga spitalet e shumë rretheve të vendit ka qenë krejtësisht i pamundur. Nga të vrarët vetëm 490 persona janë regjistruar në regjistrat spitalorë të rreth 30 rretheve të Republikës, pasi personat e tjerë kanë vdekur ende pa mbërritur në sallat e operacionit’’. 37
Rekordin e vdekjeve nga plumbat dhe eksplozivet, sipas regjistrave spitalorë, gjatë 3-muajve të trazirave e mbajtën qyteti i Vlorës me 650 të plagosur rëndë dhe 74 të vdekur, pastaj qyteti i Beratit me 553 të plagosur dhe 32 të vdekur. Shkatërrimeve dhe përgjakjes nuk u shpëtoi dot as qyteti verior i Shqipërisë Bajram Curri. Gjatë muajve të trazirave në këtë qytet u vranë 28 persona, të plagosur me armë zjarri 120 persona dhe të mbetur përjetësisht invalidë rreth 125 të tjerë. 38 Gjatë muajit mars 1997, në spitalin e Tiranës silleshin në urgjencë 140 të plagosur në ditë. Në spitalet e qyteteve të tjera silleshin rreth 60-70 njerëz të plagosur apo të vrarë në ditë. Në javën e parë të muajit prill 1997, shifrat flasin për 206 jetë të humbura dhe 700 të plagosur. Vetëm në qytetin e Vlorës, pati në këtë periudhë 160 të vdekur, kurse nga 10 shkurti deri më 10 gusht 1997 u shuan edhe 362 jetë të tjera. 39
Krismat e armëve në çdo orë të ditës sillnin qindra jetë më pak e mijëra të plagosur për Shqipërinë. Apokalipsi shqiptar i vitit 1997 tmerroi edhe qytetin e urtë të Korçës, ku u regjistruan 85 persona të vdekur, 250 të plagosur dhe 67 invalidë të përjetshëm. Vetëm gjatë muajve të fundit të kësaj pranvere( maj 1997, H. R.), humbën jetën 131 persona dhe u plagosën 562 të tjerë. 40
Nga tmerri i luftës, në tre muajt e parë të vitit 1997, u larguan nga Shqipëria 32 mijë emigrantë, kryesisht për në vendet fqinjë. Vetëm nga qyteti i Beratit, i cili mendohet të jetë në vendet e para, u shpërngulën mbi 2 000 qytetarë. 41
35
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 10 maj 1997.
36
Gazeta‘’ Shekulli’’, datë 06 janar 1998.
37
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 10 maj 1997.
38
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 01 qershor 1997.
39
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 31 gusht 1997.
40
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 31 maj 1997.
12