Qyteti i Gramshit është llogaritur që ka patur numrin më të madh të armëve për frymë. Nga shpërthimi i depove mendohet se nga popullsia e këtij qyteti të jenë grabitur afro 100 mijë armë të llojeve të ndryshme dhe sigurisht edhe një sasi municioni. 30 Edhe Divizioni i Korçës ra në greminën e dëmeve ekonomike. Mbi 35 milion dollarë, vetëm në materiale logjistike, duke përjashtuar nga kjo vlerë 70 mijë armë të lehta, municione të rrëmbyera dhe të nxjerra jashtë përdorimit, si dhe dëmtime të artilerisë, tankeve, topave etj. Shifrat e shkatërrimeve dhe rrëmbimeve në Brigadën e Komunikimit në Tiranë japin bilance ngjethës; 33 833 100 lekë grabitje e dëmtime në aparatura e materiale rezervë të shërbimit logjistik dhe të ndërlidhjes, kurse në armatim e municione dëmi arriti mbi 228 580 450 lekë. 31
Divizioni i Shkodrës ngeli njësia më e fundit e goditjes tragjike. Jo vetëm kaq. Epilogu tragjik i shkatërrimit në njësinë më veriore të vendit u shfaq me tonet më të acaruara. Bilanci tregon një faturë me dëme shumë të mëdha, 412 milion e 419 mijë lekë shkatërrime. 32
Përfundimi i datës 15 mars 1997, nga shpejtësia e veprimit e shndërroi ushtrinë shqiptare në një gërmadhë. Një fenomen i paimagjinueshëm për nga ngjashmëria e organizimit dhe e përsëritjes së shkatërrimeve dhe dëmtimeve. Përjashto njësitë dhe repartet e Jugut të Shqipërisë gjithshçka ndodhi si rrufe, vetëm brenda 2-3 ditëve, menjëherë pas kthimit të reparteve të shpartalluara nga Përmeti dhe Fieri.
Gjeneral Brigade Aleks ANDONI, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA tregon se:“ Në këtë mënyrë pushteti, udhëheqja e lartë e vendit dhe e ushtrisë, duke përdorur skalionet e SHIK-ut dhe të militantëve fanatik të partisë në pushtet, u hakmorën në mënyrën më të poshtër ndaj ushtrisë duke e shkatërruar me themel atë”. 33 Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se vala e shkatërrimeve, ndonëse tepër e veçantë, nuk mundi të prekë disa reparte ku oficerët qëndruan përkrah efektivave, duke përballuar presionin e turmave. b. Pasojat
Rënia ushtrisë e çoi vendin në një kaos të jashtëzakonshëm. Situatën e bëri më kërcënuese shpërndarja e armatimit në popull. Armatimi në duart e popullsisë, sidomos në duart e njerëzve të papërgjegjshëm, krijoi premisa për një klimë ku dominoi krimi. Shpërthimi i burgjeve nxori rreth 1 093 persona, 34 një pjesë e mirë e tyre qenë të lidhur pazgjidhshmërisht me krimin. Humbja më e madhe, që nuk besohet të fiksohet ndonjëherë në statistikat njerëzore, është ajo e mbi 500 të vrarëve dhe mbi 5 000 të
30
Gazeta‘’ Shekulli’’, datë 26 korrik 1998.
31
Gazeta‘’ Ushtria dhe Koha”, datë 28 tetor 1997.
32
Gazeta‘’ Ushtria dhe Koha’’, datë 04 tetor 1997.
33
Aleks ANDONI, cituar më sipër.
34
Gazeta‘’ Shekulli’’, datë 06 janar 1998.
11