International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 72

granata hedhës, mortaja 60 dhe 82 m / m, topa 75 m / m, etj. U rrëmbyen rreth 15 miliard fishekë këmbësorie, përfshi granatat e dorës, si dhe 3500 ton municione xheniere e lëndë plasëse. U zhdukën rreth 90 % e kapsulave donatore dhe elektrike dhe 60 % e fitilit zjarrpërcjellës etj. U shkatërruan rreth 30 % e sasisë së municioneve të artilerisë së kalibrave 76 dhe 152 m / m duke ju marrë e nxjerrë jashtë përdorimit gëzhojat e duke lënë në vend barutin e tyre. 25 Të tjera statistika tregojnë se kanë humbur 750 mijë pistoleta, pushkë, automatikë dhe mitraloza të llojeve të ndryshme, si dhe 1.5 miliard fishekë. 26 Në këtë sasi është përjashtuar armatimi i rëndë, predhat e artilerisë, lëndët plasëse etj.
Në shërbimin e transportit u dëmtuan rreth 3 186 njësi teknike, e barabartë kjo me 50 % të inventarit të përgjithshëm të mjeteve. Nga këto 2 409 njësi teknike u dëmtuan rëndë dhe 777 më lehtë. U evidentuan rreth 1 020 automjete dhe mbi 500 agregate të ndryshme të vjedhura, të shkatërruara për t’ u shitur si mbeturina. 27 Në të gjitha njësitë e repartet u vodhën, u shkatërruan dhe u bënë të papërdorshme pothuajse të gjitha makineritë dhe pajisjet e ofiçinave. U grabitën pjesët e ndërrimit dhe lënda e parë, gomat dhe bateritë që ndodheshin si rezervë dhe gjendje nëpër magazina. Në shërbimin e intendencës u grabitën dhe u dëmtuan pothuajse të gjitha rezervat në produkte ushqimore, materialet e veshmbathjes, orenditë, makineritë dhe pajisjet.
Në shërbimin e karburantit u grabitën dhe u dëmtuan rezervat e karburantlubrifikanteve dhe pajisjet e pikave të furnizimit. U rrëmbyen rreth 448 300 litra benzinë, 1 575 400 litra naftë e zakonshme, 2 870 000 naftë D. S, 1 750 000 litra vajguri TS-1, si dhe 223 ton lubrifikante. Vala e shkatërrimit përfshiu edhe depot e vlerave materiale. Nga 1 581 depo gjithsej që kishte ushtria shqiptare, rezultuan të dëmtuara plotësisht 284 depo, pjesërisht 1 011 dhe mbetën të padëmtuara rreth 286 depo. 28
Vetëm në Divizionin e Tiranës dëmi i shkaktuar llogaritet mbi 8 milion dollarë. Inventarët e përgjithshëm në këtë njësi të madhe të ushtrisë së kryeqytetit i mungonin 32 370 armë këmbësorie dhe 213 gryka zjarri me një vlerë të përafërt prej 387 690 000 lekë, 7 463 instrumente nga më të ndryshmet me një vlerë 12 900 000 lekë, 25 360 000 fishekë të ndryshëm, me një vlerë prej 388 980 000 lekë. Të mara së bashku vlera totale në këtë sektor rezultoi 798 480 000 lekë, ose 5.4 milion dollarë. 29
25
Aleks ANDONI, Po aty.
26
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 04 maj 1997.
27
Aleks ANDONI, Po aty.
28
Aleks ANDONI, Po aty.
29
Gazeta‘’ Ushtria dhe Koha’’, datë 15 tetor 1997, theksonte:‘’ Vleftat e dëmeve të shkaktuara në pothuajse tërë shërbimet, në dollarë: si në atë të ushqimit 96 903; të veshmbathjes 272 289; të kazermimit 86 172; në shëndetësi 75 814; në xhenio 308 366; në ndërlidhje 376 262; në kimi 344 828; në teknikë 581 634; në topografi 43 386; në sociologji 16 028; në stërvitje 35 890; në karburant 17 690; dëmtime të objekteve 401 566; i kushteve ajrore3 283; e barabartë kjo me 2 660 111 dollarë’’.
10