International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 71

Ky veprim revoltoi popullin e pa mbrojtur. Jugu i Shqipërisë u përfshi i tëri në lëvizje popullore. Revoltat popullore nuk kishin më në vetvete një protestë për rrëmbimin e parave. Ajo u shndërrua në lëvizje që kishte kohë që akumulonte pakënaqësi të thellë ndaj klasës politike që e drejtonte. Reaksioni zinxhir i ngjarjeve nga Jugu i Shqipërisë u zhvillua me shpejtësi në tërë vendin. Më vonë, Shqipërinë e mbuloi katrahura. Gjëma kombëtare qe shkatërrimi i ushtrisë dhe armatosja e popullit. Qindra të vrarë, të plagosur dhe të gjymtuar në tërë Shqipërinë.
Fajdet ishin vetëm një shkak për t’ u ngritur. Dy“ kolosët” financiarë piramidale;“ Vefa” dhe“ Gjallica“, lëkundeshin duke iu marrë këmbët e duke pritur se cila do të shembej e para. Qeveria e mbante‘’ Vefa-n’’, por edhe ajo e mbante qeverinë. Dorëheqja e Qeverisë qe mjeti i vetëm i paqes për të dy palët, për popullin dhe qeverinë. Kjo e vetmja e mirë që kishte ngelur nuk u realizua kurrë. Kjo logjikë u vendos në provën e historisë.
Tragjedia e ushtrisë shqiptare a. Dëmet
Në muajin mars të vitit 1997, vala e shkatërrimeve, vjedhjeve djegieve, dëmtoi rëndë tërë strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Vlerësimet e dëmeve që u evidentuan në kontabilitetin unik dhe në regjistrat e armatim-municionit rezultoi se kapi vlerën prej 61miliard e 465,5 milion lekë. 23 Këtu nuk janë llogaritur dëmet në teknikë, karburant dhe mjete të logjistikës. Po të krahasosh del se vlera e dëmit financiar të llogaritur është më e madhe se humbjet e parave të të gjithë shqiptarëve në firmat piramidale. Pastaj vjen shërbimi i transportit me shumën lekë 2.3 miliardë, ai i shërbimit të veshmbathjes me 2.2 miliard lekë, shëndetësia me 1.8 miliardë lekë, ndërlidhja me 1.1 miliard lekë, aviacioni me 821 milion lekë, etj. 24
Nga kjo tragjedi u dëmtuan aerodromet dhe bazat ushtarako-detare. Garnizonet ushtarake në Gjirokastër, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Shkodër, Burrel etj., pothuajse u shkatërruan plotësisht. Shkatërrimi përfshin fjetinat dhe klasat, mensat dhe kuzhinat, lavanteritë dhe truprojat, depot dhe ofiçinat. U vodhën rezervat materiale në përdorim dhe në rezervën e pa prekshme të ushtrisë shqiptare. Në shërbimin e armatim municionit u morën pothuajse të gjitha armët e këmbësorisë, sasi të mëdha armësh e municionesh të kalibrave të vegjël, të artilerisë kundër ajrore dhe kundër tanke, granata dore, lëndë plasëse, etj.
Vlerësimet e bëra nxorën të grabitura rreth 600 mijë armë këmbësorie, kryesisht pushkë dhe automatikë, mitraloza të lehtë dhe të rëndë, mitraloza kundër ajrorë dhe
23
Aleks ANDONI,‘’ Shkaqet e shkatërrimit të ushtrisë dhe rrugët për rindërtimin e saj.’’, Gazeta‘’ Ushtria dhe Koha’’, datë 22 tetor 1998.
24
Aleks ANDONI, Po aty.
9