International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 68

Situata filloi të perceptojë në mënyrë të tillë që qeverisë i doli jashtë kontrollit. Nga 28 shkurti dhe deri me 1 mars 1997, të dyzetë partitë politike shqiptare, kërkuan me këmbëngulje zgjidhje politike. Por Partia Demokratike në pushtet ofroi“ gjendjen e jashtëzakonshme”. Shqipëria u copëtua në dy pjesë. Filloi kronika e ngjarjeve të zeza. Shqipëria në sheshe, në rrugë. Katastrofë dhe gjak. Ja disa kronika pa koment:
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Dritan Shehu, mbahet peng nga qytetarët e zemëruar lushnjarë. Ish-deputeti i së majtës, Ndre Legisi goditet rëndë në kokë dhe i rrezikohet jeta. Një nga veprimtarët e së djathtës, intelektuali Edi Rama, dikur bashkëmitingas me krerët e qeverisë në pushtet, rrihet në mënyrë çnjerëzore. Qindra njerëz merren nën përgjegjësi penale, thirren në zyrat e policisë e të hetimeve si organizatorë të mitingjeve të paligjshme, duke u dënuar me vite burgimi. Deputetët e Partisë Demokratike vendosën të ndryshojnë dispozitat kushtetuese. Ata i japin të drejtë Kryetarit të Shtetit të përdorë ushtrinë për mbrojtjen e rendit. Presidentit i kërkohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme të paktën në Vlorë me iniciativën e Kryeministrit. Presidenti del në jetën politike me atributet e Komandantit të Përgjithshëm. Shteti nxjerr në rrugë arsenalin e armëve. Të gjitha ndërtesat qeveritare, ministritë, Radio Televizori Shtetëror( RTVSH-ja), përveç rrethimit me polici, rrethohen edhe me trupat ushtarake. Sali Berisha, President i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në këtë kohë, i pyetur nëse do të pranojë këshillat e qeverive të tjera për të mbajtur zgjedhje të reja sa më shpejt që të jetë e mundur, përgjigjet:” Jo”“ Kjo vetëm se do të legjitimonte bojkotin e opozitës. Zgjedhje të reja do të ketë në vitin 2000”. Asnjë qytet që bënte revoltat nuk e lejonte RTVSH-në që të filmonte, pasi ajo ishte pjesë e makinës shtetërore të dhunës, ishte policia televizive. Gazeta“ The Independent” dhe agjencia e lajmeve Britanike BBC e quante regjimin“ The gangster regime”.
Sfida e parë e popullit, që përpëlitej nën ethet e sëmura të shtetit, filloi me grevën e urisë së studentëve të Universitetit“ Ismail Qemali” në Vlorë. 60 studentët e këtij universiteti ngujohen në një nga dhomat e këtij institucioni. Nga Shkodra i kërkohej Presidentit të Shqipërisë“ të shkonte në Vlorë”, për të biseduar e shtensionuar situatën. Universiteti i Tiranës bojkotoi përfundimisht mësimet.“ Nuk e lëmë Vlorën vetëm”, 15 qenë thirrjet e tyre rrugëve në kryeqytet. Gjimnazistët e shkollave të mesme braktisën klasat e tyre duke demonstruar rrugëve. Vetëm në Tiranë;“ 3 mijë nxënës të shkollave të mesme” marshuan drejt Universitetit të Tiranës, ndërkohë që“ xhupat e zinj” qëllonin pa mëshirë mbi djemtë dhe vajzat 16-vjeçar.” Grumbullimi i të rinjve 16-vjeçar kanë rezistuar, por dhuna ka qenë barbare. Janë tërhequr zvarrë mbi 30 gjimnazistë që të shtrirë për tokë, janë bërë pre e shkelmave dhe e grushteve.” 16
14
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 28 janar 1997.
15
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 20 shkurt 1997.
16
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 25 shkurt 1997.
6