International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 67

ndërhynë duke qëlluar me armë.“ 20 të plagosur, midis të cilëve edhe një gazetar” 9, qe bilanci i ndërhyrjes barbare të policisë në një nga ditët e protestës në qytetin e Vlorës. Tragjedia po mbërthente qytetin bregdetar. Policia në një ditë tjetër të protestës mori edhe“ 3 jetë dhe plagosi 140 demonstrues” 10 të tjerë. Shteti tradhtonte vetveten. Shteti filloi mobilizimin e studentëve për të vepruar në radhët e policisë, për t’ i përdorur ata kundër kolegëve të vet, studentëve të Vlorës. Studenti P. Elezi, viti III-të, Fakulteti i Ekonomisë Agrare në Institutin Bujqësor Kamzë, i plagosur gjatë përleshjeve me demonstruesit e qytetit të Vlorës tregon:“ Kanë pranuar të veshin në kokë skafandrën vetëm për 400 dollarë. U veshëm në Repartin 711 të Linës. Sot me 7 kamjona na nisën për këtu.” 11( për në Vlorë, H. R.).
‘’ Kryekomandanti’’ Sali Berisha e humbi besimin edhe tek uniformat blu. Rrënimi i piramidave bashkoi popullin me policinë. Policët, si tërë njerëzit e thjeshtë, kërkonin paratë e humbura tek firmat piramidale. Ata filluan të largohen nga radhët e policisë, por edhe nga vetë qytetet ku shërbenin. Së bashku me familjet e tyre ata largohen nga qyteti i Vlorës,“ duke e lënë qytetin 72 orë pa polici, rend dhe siguri.” 12
Kriteri i vetëm dhe i fundit për mercenarizëm qe anëtarësimi“ militant i devotshëm i Partisë Demokratike”, madje jo vetëm kaq. Shpesh u fol se shumë roje ushtarë në qytetin e Vlorës nuk dinin të flisnin as shqip! Disa vajza studente të universitetit“ Ismail Qemali” kanë dashur të bisedojnë me disa nga rojet ushtarë që ruanin godinën e Prefekturës në Vlorë dhe nuk kanë mundur të komunikojnë dot me ta. Disa studentë të tjerë kanë pohuar se“ ushtarët flisnin gjuhë sllave.” I njëjti fakt ka dalë edhe tek ushtarët që ruanin Bankën e Shtetit në Vlorë. Disa fëmijë duke luajtur u morën ushtarëve kapelet, kurse ata“ nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë qoftë edhe një fjalë shqip” 13 me fëmijët. Janë këto disa nga dëshmitë e kohës që askush nuk do të kishte dëshirë t’ i pranonte. Gjithsesi, në ato ditë tragjike në Vlorë, u përthyen me dhjetëra lloje dialektesh të importuara nga majat e larta të shtetit, për t’ i dhënë qytetit historik‘’ mësimin e kërbacit’’.
Tensioni i nisur i kishte fijet në duart e Komandantit të Përgjithshëm, Sali Berisha. Gjithë shqiptarët, politikanët me arsye të shëndoshë, intelektualët, institucionet jo qeveritare, rinia dhe sindikatat, ushtria dhe policia kërkonin dialogun dhe dorëheqjen e qeverisë. Institucionet perëndimore dhe qeveria amerikane kërkonin që t’ i jepej fund tensionit.“ Të fillojë tryeza e bisedimeve në Shqipëri. Është jo vetëm nder, por edhe detyrë e qeverisë që të zbythet para vullnetit të popullit”. 14
9
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 06 shkurt 1997.
10
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 11 shkurt 1997.
11
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 11 shkurt 1997.
12
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 14 shkurt 1997.
13
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 07 shkurt 1997.
5