International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 66

Përpara ishte e famshmja fushatë elektorale me sloganin,“ Me ne fitojnë të gjithë”, e cila i çoi gati të gjithë në humbje. Kur kërkohet zgjidhje ekonomike, këtë në të vërtetë duhet ta arrijë qeveria. Kjo nuk bëri asnjë përpjekje. Atëherë ofrohet zgjidhja politike. Zgjidhja ishte kërkuar që në muajin janar të atij viti nga tërë partitë e gjithë spektrit politik, nga e majta në të djathtë. Ajo qe e qartë:“ Dorëheqjen e qeverisë, qeveri e përkohshme dhe zgjedhje të reja.” 3
Mirëpo, në konceptin politik të Presidentit dhe Qeverisë të atëhershme, nuk ekzistonte institucioni i dorëheqjes. Nuk u afrua zgjidhja politike e kërkuar, gjë që do të thoshte organizim me ndërgjegje të protestave drejt anarkisë. Të vetmen gjë që kishte në dorë Presidenti, Parlamenti dhe Qeveria e asaj kohe ishte arma. Armën e vuri në përdorim duke instaluar gjendjen e jashtëzakonshme. Parlamenti e vendosi atë pa marrë gjykimin e institucioneve që do të angazhoheshin me realizimin e saj. Kryesorja qe mendimi i specializuar i ushtrisë, i organeve të policisë, i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe i Ministrisë së Rendit, të cilat nuk qenë në gjendje që të përballonin situatën e vendosur. Arsyeja dhe gjykimi i këtyre institucioneve, nuk u morr kurrë në konsideratë. Safet Zhulali, ish-ministri i Mbrojtjes tha se:‘’ Mendimi i Shtabit të Përgjithshëm ishte që nëse Parlamenti do të vendosë, ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Por, qe më mirë t’ i sugjerohej Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm të FA që të gjejë zgjidhje politike”. 4
Kështu që populli pranoi të vendosej përballë forcës së qeverisë, ndërkohë që edhe qeveria ishte betuar që të rezistonte me forcë. Skalioni i parë i forcës qe veprimi i policisë. Plumbat e policisë vranë për herë të parë“ nënën e dy vajzave të mitura, 24- vjeçare nga Vlora.” 5 Në qytetin e Fierit‘’ përplaset për vdekje një demonstrues’’. Në Tiranë policia plagos rëndë dy qytetarë demonstrues, ndërsa dy të tjerëve“ u bie infarkt nga ndërhyrja e policisë.” 6 Helikopterët filluan të zbresin policët e plagosur. Pjesëtarë të forcave speciale të policisë“ dëmtohen në përleshje me demonstruesit e qytetit të Sarandës.” 7 Ndërsa në qytetin e Vlorës vazhdojnë përleshjet me policinë, në kryeqytet vendoset shtetrrethimi. Studentët, sindikalistët, gazetarët e huaj u rrahën egërsisht në shtypjen e protestës paqësore në stadiumin“ Selman Stërmasi” në Tiranë. 8
Qyteti i Vlorës, me mbi 100 mijë banorë, nxirrte çdo ditë mbi 50 mijë demonstrues me flamurin kombëtar kundër qeverisë. Vlora protestoi 30 ditë me radhë duke mos patur probleme serioze. Kundërshtitë atje filluan kur forcat e SHIK-ut
3
Blendi FEVZIU, Po aty, f. 290.
4
Blendi, FEVZIU, si më sipër, f. 290.
5
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 11 janar 1997.
6
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 21 janar 1997.
7
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 26 janar 1997.
8
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 30 janar 1997.
4