International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 65

Në vitet 1994, 1995 filloi“ loja” e Kushtetutës. Ajo nuk u miratua nga referendumi popullor. Partia në pushtet( Partia Demokratike e Shqipërisë, H. R.) vendosi të mbante pushtetin me mjete të tjera. Valvula kryesore e frymëmarrjes së demokracisë u prish në muajin maj të vitit 1996. Ky rregullator prishi bazamentin e shtetit. Tashmë shqiptarët kishin një shtet që nuk bazohej në votën e lirë e të ndershme të popullit të vet. Pati mjaft abuzime me të drejtat e njeriut, sidomos gjatë demonstratave të opozitës në sheshin“ Skëndërbej” të kryeqytetit. Rrahjet, vrasjet në masë nga ana e policisë, kërcënimet e shtypit, një sistem gjyqësor i korruptuar, etj., përbënin disa probleme serioze.
Populli i egërsuar duarbosh e ktheu edhe një herë shpresën e humbur nga qeveria. Por tani më duar bosh ndodhej vetë qeveria. Ajo kishte humbur“ 260 milion dollarë nga bilanci i saj buxhetor”, si dhe kishte varrosur“ 1 miliard e gjysmë dollarë të popullit vet” 1 nëpër firmat mashtruese piramidale, në pagesat për manipulimin e zgjedhjeve, etj. Kësaj pakënaqësie totale ju shtua edhe kriza ekonomike, e cila solli më tepër motivimin e pakënaqësisë, duke rritur mashtrimin dhe mohimin e asaj që po ndodhte nga vetë qeveria. Popullit i qe vjedhur djersa e ballit, mundi i tij për disa vjet rresht. Mijëra shqiptarë‘’ mallkuan’’ tokën e tyre. Një pjesë humbën, ndërsa mjaftë të tjerë ngelën në fund të deteve. Shqiptarët e kuptuan ferrin që i mbërtheu. Ata vendosën të ballafaqoheshin me forcën e qeverisë. Opinioni perëndimor tashmë tepër i shqetësuar, ndiqte me vëmendje ecurinë e ngjarjeve, duke stopuar çdo hap të mëtejshëm.
Tërmeti i fajdeve, nëpërmjet firmave piramidale, tronditi nga themelet tërë strukturat e shoqërisë shqiptare. Grevat e para i filluan studentët e Universitetit Shtetëror të Tiranës, të cilët protestuan në rrugë. Shumë shpejt ata u pasuan nga sindikatat, të cilat paralizuan fillimisht Shkodrën, Lushnjën, Beratin dhe më pas Vlorën. Solidarizohen me studentët e Universitetit Shtetëror të Tiranës edhe studentët e Universitetit“ Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Nxënësit e konvikteve të shkollave të mesme në kryeqytet dolën rrugëve duke u solidarizuar me studentët.
Është momenti kur mbyllen firmat piramidale“ Populli” dhe“ Xhaferi.” Mbi 20 000 kreditorë nuk i besojnë më edhe“ Gjallicës”. Peticionet drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, kundër qeverisë kishin marrë vulën e popullit. Shqipëria ndodhej në gjendje kome. Gati 70 % e familjeve shqiptare të falimentuara. 2 Guvernatori i Bankës Kombëtare Shqiptare kërkoi që ato të mbylleshin, por pa sukses. Qeveria përsëri nuk veproi.
1
Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 28 janar 1997, f. 01.
2
Blendi, FEVZIU,‘’ Para dhe pas kamerave’’, Shtëpia Botuese‘’ Onufri’’, Tiranë, 1999, f. 361.
3