Konkluzion:
Në vendet e Shteteve të Ballkanit Perëndimor tanë problemi i larjes-pastrimit të parave nuk njihet sa e si duhet, as në rrafshin studimor-shkencor dhe as në atë praktik dhe kjo pasqyrohet nga rezultatet relativisht të papërfillshme për zbulimin, dokumentimin dhe ndërprerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Numri i prokurorëve të specializuar( me trajnim adekuat) dhe të dedikuar për hetimet kriminale në lidhje me krimin e organizuar nuk është i mjaftueshëm. Institucionet përgjegjëse për parandalim dhe luftim e krimit të organizuar kanë mungesë të pajisjeve të nevojshme teknike dhe teknologjisë informative si dhe hapësirës për punë. Mirëmbajtja joadekuate, qasja e kufizuar si dhe mungesa e një sistemi të integruar të bazave të të dhënave, është pengesë për zhvillimin dhe dokumentimin e hetimeve. Legjislacioni dhe programi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe institucionet ekzistuese nuk janë të mjaftueshme për ti dhënë publikut ndjenjën e duhur të sigurisë dhe të besueshmërisë nëse ata bashkëpunojnë me autoritetet si dëshmitar. Kësaj çështje duhet t’ i kushtohet vëmendje e duhur pasi që bashkëpunimi i dëshmitarit shpesh është faktor kyç, për suksesin e hetimit dhe paraqitjen përfundimtare të dëshmive dhe marrjes së vendimit përfundimtar nga gjykata.