Drejtoria i ka kompetencat vijuese:
- grumbullon, përpunon, analizon, ruan dhe dorëzon të dhëna të marra nga subjektet në bazë të ligjit;- grumbullon të dhëna dhe informata financiare, administrative dhe të dhëna dhe informata tjera,
të nevojshme për realizimin e kompetencave të tyre;
- përpilon dhe dorëzon raporte në organet shtetërore kompetente, gjithmonë kur ekzistojnë baza për dyshim për vepër të kryer penale pastrim parash dhe financim të terrorizmit;
- përpilon dhe dorëzon njoftim në organet shtetërore kompetente për ekzistimin e bazave të dyshimit për vepër tjetër të kryer penale;
- i lëshon urdhëresë me shkrim subjektit me të cilin e mban përkohësisht transaksionin;
- paraqet kërkesë për t ' i paraqitur propozim për përcaktimin e masave të përkohshme prokurorit publik kompetent;
- subjektit i parashtron urdhëresë për ndjekje të marrëdhënies afariste;
- paraqet kërkesë për ngritje të procedurës për kundërvajtje në gjykatën kompetente.
Për zbuluesit financiarë në Drejtori zbatohet ligji për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ligji për marrëdhëniet e punës, ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe rregullat nga sfera e sigurimit shëndetësor, pensional dhe invalidor dhe Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik.
Për kryerjen e kompetencave të veta, Drejtoria mund të kërkojë të dhëna edhe dokumentacion nga organet shtetërore, institucionet financiare ose persona tjerë juridikë dhe fizikë. Për kryerjen e kompetencave të veta, Drejtoria merr të dhëna, për posedimin e llogarisë së transaksionit nga shtëpi kliringu të përcaktuar nga Ministria e Financave që e mban regjistrin unik të llogarive të transaksionit. Drejtoria është e obliguar që t ' i ruajë të dhënat ose raportet që kanë të bëjnë me transaksionin, respektivisht klientin konkret, së paku pesë vjet nga pranimi i tyre dhe pas kalimit të kësaj periudhe mund t ' i asgjësojë. Çdo herë kur ekzistojnë baza për dyshim për vepër penale të kryer të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, Drejtoria menjëherë përgatit dhe parashtron raport te organet kompetente shtetërore të cilat vendosin për veprime të mëtejshme.
Gjatë ekzistimit të dyshimit për vepër penale pastrim i parave ose financim i terrorizimit, Drejtoria mund të parashtrojë te prokurori publik kompetent kërkesë për parashtrimin e propozimit për përcaktimin e masave të përkohshme. Drejtoria pa prolongim e dorëzon te subjekti urdhrin me shkrim për mbajtje të përkohshme të transaksionit. Mbajtja e transaksionit zgjat deri në miratimin e vendimit gjyqësor për propozimin, e më së shumti 72 orë nga mbajtja transaksionit.