International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 58

Subjektet obligohen që të dhënat, informatat dhe dokumentet e grumbulluara, t ' i dorëzojnë në Drejtori në këto raste: a) kur dyshojnë ose kanë bazë për të dyshuar se:- ka pasur ose është kryer pastrim i parave dhe financim i terrorizmit ose është kryer tentim ose bëhet tentim për pastrimin e parave ose për financimin e terrorizmit, pa marrë parasysh shumën e transaksionit;- prona është e ardhur nga vepra ndëshkuese dhe- prona është e lidhur me financimin e aktit terrorist, organizatës terroriste ose terroristit; b) në rast të transaksionit të parave në dorë me shumë prej 15 000 euro, dhe v) në rast të transaksioneve të lidhura me para në dorë me shumë prej 15 000 euro, ose më tepër.
Noterët të dhënat e grumbulluara për aktet e përpiluara të noterit, dokumentet private të konfirmuara dhe nënshkrimet e verifikuara të marrëveshjeve me të cilat arrihet pasuri me vlerë prej 15 000 euro, ose më shumë, në ditën kur janë përpiluar aktet e noterit, konfirmuar dokumentet private dhe verifikuar nënshkrimet e theksuara në marrëveshje, i dorëzojnë në Drejtori në fund të ditës në formë elektronike. Bankat të dhënat e grumbulluara për pagimin e kredive në vlerë prej 15 000 euro, dhe të dhënat e grumbulluara për transaksione te të cilat si bazë paraqitet huaja, i dorëzojnë në Drejtori në formë elektronike më së voni deri në të pestin e muajit për muajin paraprak. Personat juridikë dhe fizikë veprimtaria e të cilëve është shitblerja e automjeteve, të dhënat e grumbulluara për lidhjen e marrëveshjeve për shitblerje të automjeteve të reja me vlerë prej 15000 euro, në ditën kur është lidhur marrëveshja, i dorëzojnë në Drejtori në fund të ditës në formë elektronike.
Subjektet detyrohen që të kryejnë kontroll të brendshëm të zbatimit të masave dhe veprimeve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit së paku njëherë në vit dhe të përgatisin dokumentacion për konstatimet e përcaktuara nga kontrolli i realizuar.
Nuk do të ngrihet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për zbulimin e sekretit afarist kundër personave ose organit udhëheqës dhe të punësuarve në subjektet që kanë dorëzuar informata ose raporte në lidhje me transaksione të dyshimta në Drejtori. Nuk mund të ngrihet procedurë për përgjegjësi civile ose penale kundër personave zyrtarë ose
përgjegjës, organit udhëheqës ose të punësuarve në subjekte, që kanë dorëzuar informata ose raporte sipas dispozitave të ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, madje edhe në rast kur procedura për informatat dhe raportet e dhëna nuk kanë sjellë përcaktimin e përgjegjësisë, përkatësisht gjykimit me aktgjykim të plotfuqishëm.
Drejtoria si organ i administratës shtetërore
Për grumbullimin, përpunimin, analizën, ruajtjen dhe dorëzimin e të dhënave të marra nga subjektet që janë të obliguara për marrjen e masave dhe veprimeve për zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, themelohet Drejtoria si organ i administratës shtetërore në përbërje të Ministrisë së Financave, në cilësi të personit juridik.