Për transaksione dhe marrëdhënie afariste me persona fizikë dhe juridikë, nga shtete që nuk i kanë zbatuar ose pamjaftueshëm i kanë zbatuar masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, subjektet detyrohen të marrin masa të analizës së përforcuar të klientit. Drejtoria rregullisht e shpall listën e shteteve që nuk i kanë zbatuar ose pamjaftueshëm i kanë zbatuar masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në ueb faqen e vet zyrtare. Qeverit e Shteteve të Ballkanit Perendimor marrin vendim për zbatimin e masave të analizës së përforcuar ose ndërprerjen e marrëdhënieve afariste me klientë nga shtetet që nuk i kanë zbatuar ose i kanë zbatuar në mënyrë të pamjaftueshme masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në propozim të Këshillit për Luftë Kundër Pastrimit të Parave.
Subjektet janë të obliguara t ' u kushtojnë vëmendje të veçantë transaksioneve të ndërlikuara të pazakonshme dhe të mëdha ose transaksioneve të cilat janë kryer në mënyrë të pazakonshme, të cilat nuk kanë arsye evidente ekonomike ose qëllim të dukshëm juridik. Subjektet janë të obliguara t’ u kushtojnë vëmendje të veçantë edhe marrëdhënieve dhe transaksioneve afariste me shoqëri të qytetarëve dhe fondacione. Subjektet janë të obliguara ta përcaktojnë rrezikun nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit para se të vendosin në përdorim teknologji të reja ose teknologji në zhvillim, produkte, praktika afariste ose shërbime të reja. Drejtoria Doganore detyrimisht e evidenton çdo hyrje dhe dalje të parave dhe mjeteve bartëse fizike për pagim nëpërmjet linjës doganore të Shteteve të Ballkanit Perëndimor, nëse shuma e tejkalon maksimumin e lejuar me ligj ose me ndonjë dispozitë tjetër.
Ndalohet kryerja e pagesave me para në dorë, përkatësisht pagimi, pranimi i parave në dorë ose shkëmbim i valutës në shumë prej 15 000 euro, ose më shumë në formë të një ose më shumë transaksioneve të lidhura, që nuk është kryer nëpërmjet bankave ose kursimoreve. Ndalohen institucionet financiare të hyjnë në marrëdhënie afariste ose ta vazhdojnë marrëdhënie afariste me Shell bank( banka guaskë) dhe të fillojnë ose vazhdojnë marrëdhënie afariste korrespondente me bankën për të cilën e dinë se lejon hapje dhe punë me llogari të Shell bank( banka guaskë). Ndalohen institucionet financiare që të hapin dhe ruajnë llogari anonime dhe llogari në emra fiktivë. Institucionet financiare të cilat kanë degë ose filiale në vende të huaja duhet të sigurojnë zbatimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në degë dhe filiale. Subjektet obligohen që kopjet e dokumenteve me të cilat e përcaktojnë dhe verifikojnë identitetin e klientit, personit të autorizuar ose pronarit të vërtetë për procedurat e zbatuara ose transaksionet në tentim, dosjen e klientit dhe korrespodencën afariste, t ' i ruajnë së paku pesë vjet pas transaksionit të kryer, duke llogaritur nga transaksioni i fundit kur bëhet fjalë për më shumë transaksione që përbëjnë një tërësi. Të dhënat e siguruara në bazë të ligjit janë të fshehta dhe mund të shfrytëzohen vetëm për zbulimin dhe pengimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Të punësuarit në subjekte dhe personat që menaxhojnë me subjektet të cilat kanë obligim të marrin masa dhe veprime për zbulimin dhe pengimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në pajtim me ligjin, nuk guxojnë t ' i shfrytëzojnë të dhënat personale nga dosjet e klientëve për qëllime tjera, përpos për zbatimin e aktiviteteve të dedikuara për zbulimin dhe pengimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.