International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 56

Kur klienti është person juridik, subjekti është i obliguar të ndërmarrë masa me qëllim që ta konstatojë natyrën e aktivitetit të tij afarist dhe strukturën pronësore dhe menaxhuese të atij klienti. Subjektet janë të obliguara t’ u mundësojnë qasje Drejtorisë dhe organeve të mbikëqyrjes te dokumentet për vlerësim të rrezikut, për të konfirmuar se rreziku i konstatuar nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit është adekuat si dhe vëllimi i masave të ndërmarra është në pajtim me rrezikun e klientit, marrëdhënien afariste, produktin ose transaksionin.
Kur klienti është person fizik identifikohet dhe konfirmohet identiteti i tij me parashtrimin e dokumentit origjinal dhe të vlefshëm për identifikim, të lëshuar nga organi kompetent ose kopje të verifikuar te noteri. Kur klienti është person juridik identifikohet dhe konfirmohet identiteti i tij me dokument për regjistrim në origjinal ose kopje të verifikuar në noter, të lëshuar nga organi kompetent i shtetit në të cilin është regjistruar personi juridik. Dokumenti për regjistrim parashtrohet me letër ose në formë elektronike në gjuhën që flitet në atë shtet.
Subjektet janë të obliguara që ta identifikojnë pronarin e vërtetë dhe në bazë të vlerësimit të rrezikut ta konfirmojnë identitetin e tij në bazë të të dhënave dhe informatave nga burimet e sigurta dhe të pavarura. Subjektet duhet ta konfirmojnë identitetin e pronarit të ri me atë që do të jenë të bindur se ai është pronari i vërtetë. Subjektet detyrohen t’ i ndjekin transaksionet të cilat bëhen në suazat e marrëdhënies afariste me klientin, me qëllim që të konfirmohet se ato transaksione bëhen në pajtim me qëllimin dhe dedikimin e marrëdhënies afariste, profilin e rrezikut të klientit, gjendjen e tij financiare dhe nëse është e nevojshme, të burimeve të tij të financimit. Subjektet janë të obliguara të kryejnë azhurnim të rregullt të dokumenteve dhe të dhënave për klientët ekzistues me të cilët kanë themeluar marrëdhënie afariste.
Institucionet financiare detyrohen që gjatë pagimit të shumës mbi 1000 euro, për shkak të transferit pa para të gatshme nëpërmjet qarkullimit ndërkombëtar pagesor, të sigurohen të dhëna për urdhërdhënësin prej të cilëve mund të përcaktohet dhe verifikohet identiteti i tij, si vijon: emri dhe mbiemri, përkatësisht emri i urdhërdhënësit, adresa dhe numri i llogarisë. Nëse e dhëna për adresën mungon ose nuk mund të konstatohet, institucioni financiar të njëjtën mund ta zëvendësojë me: datën dhe vendin e lindjes ose numrin unik amë të klientit ose numrin e identifikimit, përkatësisht numrin referent të transaksionit.
Subjektet në rast kur ekziston rrezik i lartë nga pastrimi i parave ose financimi i terrorizmit të përcaktuar në bazë të analizës së rrezikut duhet të zbatojnë analizë të përforcuar të klientit, si plotësim i masave për analizë të klientit sipas ligjit, si vijon:- sigurim i të dhënave shtesë për klientin;- azhurnim më i shpeshtë i dokumenteve dhe të dhënave për klientët,- sigurim i të dhënave shtesë për natyrën e marrëdhënies afariste dhe transaksionet e klientit;- sigurim i të dhënave shtesë për burimin e mjeteve dhe burimin e pasurisë së klientit;- sigurim i informatave për shkakun e transaksioneve të planifikuara dhe të kryera;- sigurim të lejes nga këshilli drejtues për themelim të marrëdhënies së re afariste;- ndjekje e përforcuar e marrëdhënies afariste dhe-kërkesë që pagesa e parë të bëhet nëpërmjet llogarisë së klientit në bankë të Shteteve të Ballkanit Perendimor.