International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 55

nëpërmjet veprimtarisë së kundërligjshme t’ i krijojë kushte pronarit të mjetevemonetare apo të pasurive të fituar në rrugë kriminale, që ti gëzojë ato sikur të ishin përfitime të ligjshme. Paraja nevojitet për shpenzimet e aktivitetit kriminal, për të korruptuar zyrtarë të ndryshëm, për t’ i shpëtuar ndjekjes ligjore etj. Paraja e fituar lehtësisht, sidomos ajo, që rrjedh nga evazioni fiskal apo krimi në përgjithësi shpenzohet lehtë, ajo shoqërohet me veprimtari të tjera kriminale si falsifikimi i dokumenteve, pastrimi i parave, etj.
Subjekte janë personat të cilët kanë obligim të ndërmarrin masa dhe veprime për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të parapara me ligj si vijon: 1. Institucionet financiare dhe degët, filialet dhe njësitë afariste të institucioneve të huaja financiare të cilat në pajtim me ligjet kryejnë veprimtari në Ballkanin Perendimor dhe ndërmjet shteteve të Ballkanit Perendimor; 2. Personat juridikë dhe fizikë të cilët i kryejnë shërbimet në vijim: a) qarkullim me patundshmëri; b) shërbime revizioni dhe kontabiliteti; v) shërbime noterie, avokatie dhe shërbime tjera juridike që kanë të bëjnë me: shitblerje të
objekteve të tundshme, patundshmërie, pjesëmarrje ose aksione bashkëpronësie, tregti dhe menaxhim me para dhe letra me vlerë, hapje dhe menaxhim me llogari bankare, kasaforta dhe produkte tjera financiare, themelim ose pjesëmarrje në menaxhimin ose punën e personave juridikë, përfaqësim të klientëve në transaksione financiare etj.;
3. Organizues të lojërave të fatit në sallone të lojërave( kazino); 4. Internet kazino; 5. Dhënës të shërbimeve për persona juridikë; 6. Depozitar qendror për letra me vlerë dhe 7. Persona juridikë të cilët pranojnë në peng sende të tundshme dhe patundshmëri.
Masa dhe veprime për zbulim dhe parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të cilat i ndërmarrin subjektet janë:
- analizë e klientëve,- përcjellje e transaksioneve të caktuara,- grumbullim, ruajtje dhe parashtrim i të dhënave për transaksione dhe klientët të cilët i kryejnë,- vendosje dhe aplikim i programeve.
Subjektet janë të obliguara të zbatojnë procedurë të analizës së klientit në rastet në vijim: a) kur themelohet marrëdhënie afariste; b) kur kryhen një apo disa transaksione të lidhura në shumë prej 15 000 eurosh; v) kur ekziston dyshim për pastrim të parave ose financim të terrorizmit, pa marrë parasysh përjashtimin ose shumën e mjeteve; g) kur ekziston dyshim për saktësinë ose përkatësinë e të dhënave paraprakisht të marra për
identitetin e klientit.