International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 54

Hyrja
Nëse nisemi nga parimi se“ ujku do mjegull për të zënë gjahun”, atëherë gjendja në Ballkanin Perëndimor gjithmon ka qenë i trazuar dhe jo stabile kështu që krijoi mundësinë më të përshtatshme për të lulëzuar krimi i organizuar, përkatësisht larja-pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit. Thënë ndryshe, terreni ekzistues dukej i përshtatshëm për të vazhduar me abuzimin, pasi mungonte transparenca sikundër edhe mekanizmat adekuat ligjor dhe institucional për të penguar ose luftuar krimin e organizuar. Emërimet në pozicione të administratës shtetërore, shpesh pa ndonjë kriter objektiv dhe cilësor, pra, zyrtar ose vendimmarrës pa arsimim adekuat dhe pa përvojën e nevojshme, ishte një faktor tjetër në listën e faktorëve që kontribuan në pamundësinë për lufimin efikas dhe të suksesshëm të krimit të organizuar.
Duke u nisur nga fakti se shumë teoricienë dhe institucione relevante financiare në ekonominë botërore larjen-pastrimin e parave e vlerësojnë si një nga pengesat më serioze për përparimin e përgjithshëm shoqëror, ka shumë arsye të besojmë se pasojat e tij në Ballkanin Perendimor janë më të ndjeshme edhe për shumë vite. Duke parë rritjen e këtij fenomeni me të madhe në Ballkanin Perendimor, jam përcaktuar që për objekt studimi ta marre“ Larja-pastrimi i parave si formë e krimit të organizuar dhe financimi i terrorizmit” Në këtë punim jam munduar ta jap kontributin tim maksimal duke e parë se ky fenomen është duke bere kërdi në shtetet dhe ekonomin e Ballkanit Perëndimor.
Luftimi dhe parandalimi i larjes-pastrimit të parave
Sipas studiuesve të kësaj fushe dhe sipas vlerësimeve të institucioneve në nivel lokal, qendror dhe ndërkombëtare, rrjedhimisht del konstatimi se luftimi i këtij fenomeni mund të jetë efikas vetëm me zbatimin e përpiktë apo rigoroz të infrastrukturës së krijuar ligjore. Lufta e suksesshme kundër krimit të organizuar përkatësisht pastrimit të parave, kërkon trajtim të gjithanshëm, vazhdimësi, qëndrueshmëri dhe fuqishmëri në zbatim të mbështetur në rregulla dhe përgjegjësi të njohura paraprake. Ndjekja sistematike e subjekteve të kësaj vepre penale, sipas skemës: identifikimi, gjurmimi, fiksimi dhe ndërprerja e veprimtarisë kriminale, duke u nisur fillimisht nga bashkëpunëtorët e vegjël dhe prej tyre, të liderët kryesorë të bashkësive dhe organizatave të krimit të organizuar, ka një rol shumë të rëndësishëm. Po ashtu duhet të krijohet një regjim gjithëpërfshirës rregullativ dhe mbikëqyrës i brendshëm për banka dhe institucione financiare jobankare, si dhe organe tjera në veçanti të prekshme për larjen-pastrimin e parave brenda kompetencave të tyre me qëllim që të përmbajë apo zbulojë të gjitha format e larjes-pastrimit të parave i cili regjim duhet përqendruar vëmendjen në kërkesat për identifikim të myshterinjve, mbajtjen e shënimeve dhe raportimit të transaksioneve të dyshimta. E keqja më e madhe është se fenomeni i larjes-pastrimit të parave është shtrirë gjerësisht edhe në Evropën e shekullit XXI dhe si i tillë, ai është i pranishëm gjithkund, i cili ka përfshirë kostat më të larta të shoqërisë. Në disa Shtete të Ballkanit Perendimor është sjell e kurse në disa jo ligj për parandalim të
pastrimit të parave dhe finamcimit të terrorizmit, prandaj duhet të ketë bashkëpunim ndërmjet shteteve të Ballkanit Perendimor.
Gjithmonë kur flasim për larjen-pastrimin e parave, e kemi shume të qartë se kemi të bëjmë me një formë të veçantë të krimit të organizuar. Esenca e këtij veprimi qëndron në synimin, që