International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 48

Në procesin e fizibilitet të vitit 2012 BE konstaton se janë përmbushur kriteret për fillimin e negociatave për MSA në mes të Kosovës dhe BE-së. Negociatat për fillimin e MSA në mes të Kosovës dhe BE u hapën në vitin 2013 dhe u cilësuan nga ish kryeministri Hashim Thaçi si ditë historike. 15 Me 27 tetor 2015 u nënshkrua Marrëveshja e Stabilizim Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së. Më pas kjo marrëveshje u ratifikua në kuvendin e Republikës së Kosovës. Nënshkrimi dhe ratifikimi i kësaj marrëveshje sollën një kapitull të ri për Kosovën duke hedhur hapin e par drejt integrimeve Evropiane. MSA përmban 596 faqe, preambulën, 144 nene dhe X tituj, që përfshijnë parimet e përgjithshme deri tek dispozitat institucionale. Qëllimet e kësaj marrëveshje janë: 1. Të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, 2. Të kontribuoj në stabilitetin politik, ekonomik dhe institucional në Kosovë, 3. Të mbështet Kosovën për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërkombëtar, 4. Të mbështet përpjekjet e Kosovës për të përfunduar tranzicionin në një ekonomi funksionale të tregut. 5. Të nxisë bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat e trajtuara me këtë Marrëveshje etj. 16
Kosova pas miratimit, dhe fuqizimit të MSA merr obligime shtesë siç janë: përafrimi i legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së, lirimin nga të gjitha taksat për mallrat e BE-së që hynë në territorin e Kosovës etj. Por Kosova ka dhe përftime të mëdha ekonomike ku i largohet të gjitha tarifat tregtare dhe barrierat administrative për eksportin e prodhimeve vendore në shtetet e BE-së, bizneset e Kosovës mund ta shfrytëzojnë heqjen e barrierave ekonomë dhe administrative për eksport në 27 vendet anëtare të bashkimit Evropian. Po ashtu Kosova mund të thith fonde shtesë nga BE. Gjitha detyrimet që rrjedhin nga kapitujt e MSA janë detyrime të cilat duhet të plotësohen nga Shteti i Kosovës për një afat të caktuar që i është dhënë nga Bashkimi Evropian për 10 vite. Po ashtu pas nënshkrimit të MSA Kosova mund të aplikoj për marrjen e statusit të kandidatit të Bashkimit Evropian. Por një ndër sfidat kryesore që pengon marrjen e statusit
15 http:// www. mei-ks. net / sq / lajmet / hapja-e-negociatave-per-marreveshjen-e-stabilizim-asociimit---ditehistorike( 19.02.2017)
16 http:// www. mei-ks. net / repository / docs / kosovo-eu _ saa _ final _ sq. pdf( 20.02.2017)