International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 47

përshinin përmirësimin e raporteve . Pikat të cilat kanë të bëjnë pikërisht me anëtarësimin në Bashkimin Evropian janë pika e 14 dhe e 15 . Pika e 14 . Është arritur pajtimi që asnjëra palë nuk do të bllokojë , apo inkurajojë të tjerët të bllokojnë , progresin e palës tjetër në rrugët përkatëse drejt BE-së . 12 Pika e 15 . Do të themelohet një komision zbatimi nga të dy palët , me lehtësimin e BE-së . 13 Pas vazhdimit të bisedimeve në disa faza Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje të ndryshme të cilat janë qenësorë për përmirësimin e marrëdhënieve në mes tyre si : marrëveshja për lëvizjen e lirë te qytetarëve , marrëveshja për telekomunikacionin , marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave Serbe , marrëveshja për pikat kufitare , marrëveshja për shpërbërjen e strukturave paralele etj ., Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar ende edhe pse raportet në mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë përmirësuar tërësisht por megjithatë ka përmirësime të dukshme nga faza fillestare e bisedimeve . Një problem i dialogut është mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura nga ana e shtetit Serb . Kosova duhet të fokusohet në zhvillim e këtij dialogu si dhe realizimit të pritshmerive që ka nga ky dialog , në këtë mënyra do ta përmbyllte me sukses kushtin e veçantë i cili është caktuar nga Bashkimi Evropian . Në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi pritet të diskutohet për njohjen reciproke dhe përmirësimin e raporteve fqinjësore në mes të dy shteteve . Përmbyllja e suksesshme e dialogut do të mundësonte avancimin e më tutjeshëm të dyja shteteve në procesin e integrimit .
4.3 Marrëveshja e Stablizim Asocimit
Procesi i Asocimit njihet si politika thelbësore e Bashkimit Evropian , e cila është miratuar në vitin 1999 ndërsa u ri konfirmuar në Selanik në vitin 2003 me këtë rast agjenda e Selanikut konfirmoj perspektiven Evropiane edhe për Kosovën . 14
12 http :// www . kuvendikosoves . org / common / docs / ligjet / Ligji % 20per % 20ratifikimin % 20e % 20marreveshjes % 20s e % 20pare % 20per % 20normalizimin % 20e % 20marredhenjeve % 20Kosove % 20Serbi . pdf ( 17.02.2017 )
13
Po aty
14
Dr . Gazmend Qorraj ‘ Integrimi Evropian dhe Kosova ’, Shtëpia Botuese ‘ Koha ’, Prishtine 2012 , fq . 138