Kriteri Juridik është aftësia për të implementuar acqius communautaire apo harmonizimi i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së. 10 Shteti i Kosoves respektivisht autoritetet përkatëse të ngarkuara me këtë punë duhet të punojnë në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së pastaj të ndërmirren të gjitha masat e nevojshme që standartet e acqius communautaire të jenë pjesë e legjislacionit të shtetit përkatës.
Kosova duhet ti përafroj të gjitha kaptinat e acqius communautaire në mënyrë që të ketë kryer detyrimet që rrjedhin nga kriteri Juridik. Po ashtu është e nevojshme trajnimi i juristëve të Kosovës duke u bazuar në legjislacionin e BE-së.
Kriteri Administrativ apo Kushti plotësues i Madridit nënkupton kapacitetin administrativ të një shteti, pra aftësinë e administratës shtetërore për ti zbatuar normat dhe kriteret e Unionit Evropian. 11 Kosova për ta përmbushur me sukses kushtin plotësues të Madridit duhet të fokusohet tek zgjedhja e administratës së duhur e cila njeh normat dhe politikat e BE-së sepse mundësia më e mirë e përmirësimit të kapacitetet administrativ është zgjedhja e personave të cilit kanë njohuri të përgjithshme për BE-në. Dhe në këtë mënyrë administrata shtetërore do të ishte në gjendje për të zbatuar të gjitha normat që rrjedhin nga BE.
4.2 Dialogu i Kosovës me Serbinë Pas shpalljes së pavarësisë së një anshme të Republikës së Kosovës, raportet fqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara. Ku pala Serbe mundohej ta kontestonte pavarësinë e Kosovës duke parë situatën dhe duke u bazuar në pikat se te dy vendet aspironin anëtarësimin në BE. Por nëse një vend nuk ka marrëdhënie të mira me fqinjët ai vend nuk mund të anëtarësohet. Bashkimi Evropian inicioj fillimin e bisedimeve për marrëdhëniet fqinjësore në mes Kosovës dhe Serbisë të cilat do të ndermjetësoheshin nga vet organizata. Dialogu për përmirësimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve filloj në vitin 2011, ndërsa marrëveshja e par është arritur me 19 prill të vitit 2013, ku përmbante 15 pika të cilat
10
Blerim Reka, Otmar Holl dhe Ylber Sela,‘ Insitucionet dhe politikat e Unionit Evropian’, Shtëpia Botuese’ Universitas’, Tetovë 2010 fq.
11
Blerim Reka,‘ Gjeopolitika dhe teknikat e zgjerimit të UE-së’, Shtëpia Botuse Aspect, Bruksel 2010, fq. 258