popullsinë e Kosovës. Detyra tjetër është të promovoj para qytetareve të saj rëndësinë dhe interesat që ka shteti i Kosovës për tu anëtarësuar në BE dhe në këtë mënyrë do të fitohej mbështetja qytetare. Nevojitet dhe përforcimi i Kapacitetit administrativ sepse rruga për anëtarësim në BE kërkon kapacitete të fuqishme administrative për të përmbushur detyrimet që i përcakton BE-ja çdo shteti për tu anëtarësuar.
4.1 Kosova drejt përmbushjes së Kritereve të Kopenhagës dhe Standardeve të
Madridit Kriteri politik i cili kërkon krijimin e institucioneve stabile, zhvillimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, krijimin e shtetit ligjor etj. Republika e Kosovës për ta përmbushur me sukses kriterin politik duhet që të fokusohet tek konsolidimi i shtetit, përhapja e demokracisë në të gjithë shtetin dhe respektimin e të drejtave të njeriut që përfshin lirit themelore siç janë e drejta për të jetuar e drejta për tu arsimuar e drejta për shprehjen e mendimit të lirë. Po ashtu nevojitet respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe trajtimi i tyre i barabartë me shumicën shqiptare. Krijimi i shtetit të së drejtës është një detyrë tjetër për shtetin e Kosovës, pra krijimi i një shteti ligjor ku askush nuk do të ishte mbi ligjin, ku ligjet e njëjta do të vlenin për të gjithë. Të gjitha detyrimet që dalin nga kriteri politik, Kosova i ka të shkruara në Kushtetutë, por prioritet primar duhet të jetë zbatimi i tyre në praktik. Kriteri Ekonomik kërkon plotësimin e standardeve ekonomike të vendosura nga BE, këto kritere standarde kanë të bëjnë me tregun e lirë dhe krijimin e kapaciteteve ekonomike për të konkurruar me vendet e tjera të BE-së. Për të përmbushur në tersi kriterin ekonomik, Kosovës i nevojitet forcimi i sektorit ekonomik sepse sektori ekonomik i Kosovës krahasuar me vendet anëtare të BE-së është mjaft i dobët. Hapja e tregut dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e tjera është i domosdoshëm andaj Kosova duhet të orientohet kah bashkëpunimi ekonomik. Po ashtu Kosova duhet të siguroj një rritje ekonomike çka do të krijonte një stabilitet ekonomik të qëndrueshëm. Duke përdorur këtë strategji ekonomike Kosova do të arrinte qe me sukses të plotësonte standardet ekonomike të kërkuara nga BE.