International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 44

kësaj ministrie është mbështetja e transformimit dhe reformave të Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ne e arrijmë këtë synim duke i harmonizuar politikat e Republikës, duke i radhitur ligjet e saj me ato të Bashkimit Evropian dhe duke mbajtur një dialog gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm ndërmjet të dyjave, duke i përvetësuar standardet e larta të përsosmërisë, diturisë, përgjegjësisë dhe transparencës. Ne jemi të përkushtuar të sjellim vlera unike evropiane si për qytetarët tanë po ashtu edhe për institucionet qeveritare. 8 Në kuadër të kësaj ministrie janë krijuar edhe strukturat për integrim evropian të cilat ndihmojnë në plotësimi e kritereve për integrim, në këto struktura bëjnë pjesë: këshilli ministror për koordinimin e procesit të integrimit, komiteti punues për integrim evropian, grupet punuese për integrim Evropian, Komisioni parlamentar për integrim Evropian etj. Kosova në rrugën e saj për integrim është përkrahur nga bashkimi Evropian përmes ndihmave IPA dhe Tailex, ndihma të cilat i jepen vendeve që synojnë antarsimin. Sikur dhe shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor edhe Kosova duhet të përmbush kriteret e Kopenhagës dhe të Madridit dhe të realizoj detyrimet që dalin nga MSA. Por për shkak të marrëdhënieve fqinjësore jo të mira me Serbin një kusht tjetër i caktuar nga BE për anëtarësim është përmirësimi i raporteve reciproke me shtetin e Serbisë. Ne do të analizojmë me radhë: përmbushjen e kritereve të Kopenhagës nga Kosova, përmirësimin e raporteve fqinjësore me Serbinë dhe Marrëveshjen e Stabilizim asocimit të nënshkruar në mes Kosovës dhe BE-së. Anëtarësimin e çdo shteti në BE e determinojnë katër faktor Kyç: 1. Vullneti Politik për ta realizuar anëtarësimin politik në UE, 2. Konsensusi i brendshëm ndër etnik, sidomos në shtetet multietnike për integrimin e shtetit përkatës në BE, 3. Mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në BE, 4. Kapaciteti administrativ për të jetësuar këtë objektiv. 9
Duke u bazuar në këta faktor për anëtarësimin e Kosovës, klasa politike duhet ta ketë vullnetin për të përmbushur kriteret e përcaktuara nga BE. Duhet të bëhen përpjekje të sinqerta për të siguruar konsensusin e brendshëm ndër etnik në mes të etnive të cilat përbëjnë
8 http:// www. mei-ks. net / sq / misioni( 14.02.2017)
9
Blerim Reka,‘ Gjeopolitika dhe teknikat e zgjerimit të UE-së’, Shtëpia Botuese Aspect, Bruksel 2010, fq. 296