Evropës perëndimore. 2. Marrëveshja Evropa e cila ishte përgatitur për anëtarësimin e vendeve të Evropës qendrore dhe lindore. 3. Marrëveshja për stabilizim Asocim dhe ka për qëllim anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor. Marrëveshja e stabilizim asocimit është marrëveshje e cila vlen edhe për Kosovën pasi që është pjesë e Ballkanit perëndimor dhe njëherazi është strategjia më e re sepse vala e fundit e shteteve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian janë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Vendet e Ballkanit perëndimor për anëtarësim në BE janë të detyruara të plotësojnë jo vetëm kriteret e Kopenhagës por edhe detyrimet që rrjedhin nga MSA dhe për çdo shtet të që synon statusin e kandidatit i BE-së parasheh kushte të veçanta për të plotësuar. Varësisht nga ajo çfar vlerëson se është e nevojshme për tu antarsuar në BE. P. sh. në Shqiperi një kusht i veçantë është të bëhet reforma në drejtësi, ndërsa për Shtetin e Kosovës dhe Serbisë është përmbyllja me sukses e bisedimeve në mes të këtyre dy shteteve ku parashihet përmirësimi i raporteve fqinjësore. Po ashtu Bashkimi Evropian ofron ndihma siç janë IPA dhe Tailex duke i simuluar dhe ndihmuar vendet kandidate për përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga vetë Unioni. Pasi që shtetet e Ballkanit perëndimor nënshkruajnë marrëveshjen e MSA-së, ato mund të paraqesin kandidaturën për anëtarësim në BE. Pasi që shteti fiton statusin e të qenurit kandidat fillojnë negociatat për anëtarësim. Shteti duhet ti përvetësoj me sukses të gjithë kapitujt e acquis comunitare. Pas përfundimit të procesit negociator dhe nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim, kuvendet kombëtare të të gjitha shteteve anëtare duhet ta ratifikojnë atë sikur dhe kuvendi i shtetit kandidat. Pas mbarimit të kësaj procedure kjo marrëveshje hynë në fuqi dhe aj shtet bëhet shtet kandidat.
4. Rruga e Kosovës për anëtarësim në BE Shteti i Kosovës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë kishte theksuar se e ardhmja e saj është në BE. Kryeministri i atëhershëm i Kosovës potenconte se e ardhmja e shtetit të Kosovës është e ardhme evropiane, është e sigurt dhe e vetmja rrugë. Në Bruksel tani ka konsensus të plotë për të ardhmen dhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit 7. Për të realizuar këtë synim madhor shteti i Kosovës kishte krijuar ministrinë e integrimit. Misioni i
7 http:// www. zeriamerikes. com / a / thaci-e-ardhmja-evropiane-rruga-e-vetme-e-kosoves-125011989 / 466655. html( 14.02.2017)