International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 42

prurjet e njohjeve të reja krijimin e marrëdhënieve me shtetet e tjera si dhe përmirësimin e imazhit të shtetit të Kosovës. Siç shihet nga Objektivat e lartpërmendura fokusi Kryesor i politikes së jashtme të Kosovës është: Konsolidimi i shtetit të Kosovës, dhe anëtarësimi i saj në organizatat euroatlantike. me theks të veçantë integrimi në Bashkimin Evropian. Andaj në këtë punim do të analizojmë në mënyrë te detajuar kushtet dhe kriteret qe duhet ti plotësoj shteti i Kosovës për të realizuar synimin e saj kryesor të politikes së jashtme anëtarësimin në BE.
3. Politika e Zgjerimit te Bashkimit Evropian
Njëra prej politikave më të rëndësishme dhe të suksesshme të BE-së është politika e Zgjerimit. Politika Evropiane ka si synim që të anëtarësoj në Organizatën Evropiane, të gjitha shtetet që janë pjesa e kontinentit Evropian dhe aspirojnë anëtarësimin në këtë organizatë. Politika e BE-së për zgjerim e bën Evropën vend më të sigurte dhe më stabil, na mundëson të bëhemi më të fuqishëm dhe të promovojmë vlerat tona po ashtu na mundëson të marrim rolin tonë si aktor global në skenën botërore. 5 Shtetet me dëshirë integrohen në BE pasi që e vlerësojnë si interes politik dhe ekonomik anëtarësimin në BE. Sipas Nenit 6 të Traktatit të Bashkimit Evropian, BE është themeluar mbi parimet e lirisë, demokracisë, respektimit të drejtave të njeriut, lirive themelore, sundimit të ligjit dhe parime të cilat janë të përbashkëta për shtetet anëtare. Ndërsa Neni 44 i Bashkimit Evropian thotë se çdo shtet që i respekton parimet e përmendura në nenin e 6 mund të aplikoj për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian, 6 Por për shtetet që synojnë anëtarësimin i pret një proces mjaft i gjatë për plotësimin e parimeve të lirisë, demokracisë, respektimit të drejtave të njeriut, dhe sundimit të ligjit. Të gjitha këto parime janë përfshirë në kriteret të cilat i ka vendosur BE për vendet që aspirojnë anëtarësimin në të. Këto kritere njihen si kriteret e Kopenhagës dhe përbëhen nga 3 kritere: Kriteri politik, Kriteri Juridik, Kriteri ekonomik si dhe Kriteri kryesor i Madridit që njihet si Kriteri Administrativ. BE ka përcaktuar strategji të ndryshme për pjesët e kontinentit Evropian të cilët aspirojnë anëtarësimin në BE. Këto strategji ndahen kryesisht në 3 kategori: 1. Marrëveshja e Asocimit e cila ishte hartuar si strategji për anëtarësimin e shteteve të
5 http:// www. euic. mk / content / Brochures-pdf-NEW / ALB / 11. Enlargement _ AL. pdf( 12.02.2017)
6
Po aty