International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 41

interesat shtetërore të republikës së Kosovës. Politika e jashtme e Kosovës do të bazohet në krijimin e marrëdhënieve miqësore në sistemin ndërkombëtar, respektimin e të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes dhe vlerave demokratike. 2. Objektivat Strategjike. Politika e jashtme e Kosovës bazohet në zhvillim e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetet e tjera pikat kryesore ku përqendrohen objektivat strategjike janë: 1. konsolidimi i shtetit të Kosovës, 2. zhvillimi i bashkëpunimit rajonal 3. Integrimi në organizatat euro-atlantike, 4. Forcimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të 5. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me të gjitha shtetet që na kanë njohur. 6. Promovimi I interesave ekonomike të Republikës së Kosovës në botë. 3
3. Objektivat afatshkurta Objektivat afatshkurta janë:
• Njohja e shtetit të Kosovës nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së; Njohja e shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së;
• Njohja e shtetit të Kosovës nga vendet e rajonit dhe përfshirja e Kosovës si anëtar i barabartë në të gjitha organizatat dhe mekanizmat e bashkëpunimit rajonal;
• Zbutja e kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve me peshë globale ose rajonale, të cilat janë shprehur haptazi kundër njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
• Ndërtimi i një shërbimi diplomatik profesional dhe efektiv, si dhe hapja e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës në shtetet me ndikim global ose rajonal;
• Ndërtimi i një shërbimi konsullor efektiv në të gjitha vendet në të cilat ka prani domethënëse të mërgatës kosovare, si dhe i shërbimeve të tjera përkatëse për këtë mërgatë, në përputhje me mandatin ligjor të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 4
Politika e jashtme e Kosovës, duhet të koordinohet me misionet diplomatike të dërguara në shtetet e jashtme që të punojnë ne realizimin e këtyre objektivave sidomos ne lobimin për
3 http:// www. mfa-ks. net / repository / docs / ObjektivatpolitikjashtmeRepublikABsKosovABs. pdf( 10.02.2017)
4
Po aty