International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 40

Çekisë, Republika e Austrisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Francës, Republika e Gjermanisë, Republika e Italisë, Republika e Kroacisë, Republika e Turqisë etj.
Shteti i Kosovës gëzon përkrahje të madhe nga shtetet e lartë përmendura. Republika e Kosovës është anëtarësuar në mbi 38 organizata ndërkombëtare dhe rajonale ndër të cilat më të rëndësishme janë Fondi Monetar, Banka Botërore, Organizata Botërore e Tregtisë etj, ndërsa ka dështuar të anëtarësohet në UNESCO. Kosova po vazhdon të loboj për anëtarësimin në sa më shumë organizata tjera ndërkombëtare, por si synim parësor është anëtarësimi në OKB dhe organizatat tjera Euro- atlantike.
2. Politika e jashtme e Kosovës, Objektivat dhe Synimet e Saj
Politika e Jashtme është aktivitet i organizuar i shtetit me të cilin ai përpiqet ti maksimalizoj të gjitha vlerat dhe interesat në raport me shtetet e tjera. 1 Politika e Jashtme hartohet nga politikëbërsit kryesorë të një shteti të cilët janë: Presidenti, Kryeministri, Ministri i punëve të jashtme dhe Misionet diplomatike. Politika e Jashtme duhet të hartohet në përputhje me interesat kombëtare. Për të realizuar me sukses qëllimet kryesore në marrëdhëniet me jashtë, Politika e Jashtme duhet të formuloj objektivat kryesore të cilat i ka synim për ti arritur. Edhe Kosova ka qëllimet dhe interesat e saj të cilat synon për ti realizuar në sistemin ndërkombëtar dhe për këtë ka hartuar kornizën e objektivave e cila përmban qëllimet primare të politikes së jashtme të cilat janë përcaktuar si prioritete për ti arritur në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pas shpalljes së pavarësisë Republika e Kosovës ka përcaktuar qartë objektivat në politikën e jashtme, këto objektiva ndahen në 1. Objektivat e përgjithshme, 2 Objektivat Strategjike dhe 3 objektivat Afatshkurta 2.
1. Objektivat e përgjithshme Tek objektivat e përgjithshme hyn konsolidimi i shtetit të Kosovës në vija të përgjithshme duke përfshirë përmbylljen e procesit të njohjes të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Politika e jashtme duhet të formulohet në përputhje me
1
Radovan Vukadinoviq,‘ Teoritë e politikës së jashtme’, përkthyer nga Hysen Kadriu, Botuesi‘ Kolegji Universitar Victory’ Prishtinë 2008, fq, 20
2 http:// www. mfa-ks. net / repository / docs / ObjektivatpolitikjashtmeRepublikABsKosovABs. pdf( 09.02.2017)