1. Hyrje
Kosova është shteti më i ri i Ballkanit perëndimor, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik me 17 shkurt të vitit 2008. Pavarësia e Kosovës u shpall në pajtueshmëri të plotë me planin e Martti Ahtisaari, ku sipas këtij plani Kosova është shtet i pavarur dhe multietnik i cili përbëhet nga shumica shqiptare dhe pakicat tjera siç janë minoriteti Serb, Boshnjak, Turk, RAE etj. Gjuha zyrtare e republikës së Kosovës është gjuha shqipe dhe gjuha serbe. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë arritën njohjet e para të shtetit të Kosovës nga vendet të cilat ishin përkrahëse të krijimit të republikës së Kosovës. Shteti i sapo formuar kishte vënë fokusin kryesor në promovimin e tij në sferën ndërkombëtare duke u munduar që të siguroj sa më shumë njohje. Në këtë rrugëtim Kosova kishte një pale kundërshtare Republikën e Serbisë e cila mundohej ta pengonte depërtimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar sepse e konsideronte pjesë territoriale të saj. U zhvillua një betejë e fort diplomatike në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, ku pala e parë mundohej që të siguronte sa më shumë njohje, ndërsa pala tjetër mundohej që ta pengonte me çdo kusht ndërkombëtarizimin e shtetit të Kosovës. Për këtë çështje shteti Serb shfrytëzoj të gjithë mekanizmat që i kishte në dorë ku edhe ju drejtua gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë ku kërkonte të dinte nëse shpallja e një anshme e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Por GJND-ja dha mendimin në favor të Kosovës duke thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me parimin e vetëvendosjes, dhe po ashtu shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ndalohej nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244, rezoluta sipas të cilës funksiononte shteti i Kosovës deri në shpalljen e pavarësisë. Mendimi i GJND-së vetëm sa fuqizoj pozicionin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Lobimi i diplomacisë së Kosovës rezultojë me njohje të shumta, deri tani ka arritur të grumbulloj 114 njohje. Republika e Kosovës vendosi marrëdhënie bilaterale me shumë shtete dhe dërgoj misione diplomatike për përfaqësimin e Kosovës në ato shtete me të cilat Kosova kishte vendosur marrëdhënie diplomatike. Ndër shtetet më të fuqishme që janë vendosur marrëdhëniet diplomatike janë: Arabia Saudite, Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federata e Zvicrës, Mbretëria e Bashkuar, Mbretëria e Belgjikës, Mbretëria e Holandës, Mbretëria e Japonisë, Mbretëria e Suedisë, Panama, Republika e