Politika e Jashtme e Kosovës dhe Bashkimi Evropian
Rinor A. Rexhepi – Marrëdhënie ndërkombëtare dhe Diplomaci, Kolegji ILIRIA, Kosovë
Abstrakti
Kosova është një shtet i ri i cili po sa është themeluar dhe nuk është promovuar ende tërësisht në arenën ndërkombëtare. Kosova hartoj strategjinë e politikes të jashtme e cila përbëhej nga objektivat kryesore siç ishin lobimi për njohje të reja si dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetet që na kishin njohur. Për arritjen e këtyre objektivave shteti i Kosovës funksionalizoj të gjithë mekanizmat e ministrisë jashtme, e cila përmes fushatave të ndryshme diplomatike dhe kampanjave të marketingut mundohej të lobonte që shteti më i ri në botë të gëzonte njohje ndërkombëtare. Një tjetër objektiv i përcaktuar qartë nga shteti i Kosovës është anëtarësimi në Organizatat euro-atlantike. Për këtë synim që Kosova i kishte përcaktuar vetvetes për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian ajo duhet të përmbush kriteret e Kopenhagës të cilat janë kushtet themelore për anëtarësimin në këtë organizatë. Këto kritere kanë të bëjnë me demokracinë, sundimin e ligjit të drejtat e njeriut, stabilitetin e institucioneve shtetërorë etj. Një detyrë tjetër që i është caktuar Kosovës nga bashkimi Evropian është përmirësimi i raporteve fqinjësore me Serbinë ku për përmirësimin e këtyre raporteve janë duke u zhvilluar negociatat në mes këtyre dy shteteve me ndërmjetësimin e BE-së. Po ashtu Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asocimit( MSA), ku qëllimi i nënshkrimit kësaj marrëveshjes është anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian përmes kësaj marrëveshje vendit tonë do ti ofrohet ndihmë për forcimin e demokracisë dhe ligjit të cilat Bashkimi Evropian i konsideron si prioritete të cilat duhet përmbushur çdo shtet që synon anëtarësimin në këtë organizatë. Ne këtë punim ne do të fokusohemi në këto çështje 1. Përmbushja e Kritereve të Kopenhagës nga shteti i Kosovës 2. Përmirsimi i marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë si kusht për anëtarësim në BE 2. Përmirsimi i marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë si kusht për anëtarësim në BE
Fjalët kyçe, Politika e jashtme, antarsimi ne organizat euroatlantike, kriteret e Kopenhagës, negociatat Kosovë-Serbi, Procesi i stabilizim asocimit.