International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 37

KONKLUZIONE
Shqyrtimi i institucionit te rishikimit te procedures penale tregoi se ai eshte i pranishem ne ligjet e procedures penale te shumices se vendeve bashkekohore dhe se zbatohet ne kushte te ndryshme ligjore si mundesi e fundit procedural qe me rruge gjyqesore te menjanohen lajthitjet dhe gabimet ne vertetimin e gjendjes faktike. Rishikimi i procedure penale si mjet i jashtezakonshem juridik me kompleks dhe me i perpunuar nga pikepamja strukturore eshte rregulluar hollesisht me dispozita te shumta qe nga paraqitja e tij deri ne marrjen e vendimit per te te cilat pergjithsisht jane konzistente dhe te harmonizuara midis tyre. Rishikimi pershkak te fakteve dhe provave te reja eshte forma me re rendesishme e rishqyrtimit te qeshtjes qe perdoret me shpesh ne praktik. Institucioni I rishikimit ekziston per te menjanuar gabimet e mundshme ne vertetimn e fakteve gjate procedimit te meparshem. Rishikimi paraqitet ne shkalle te caktuar te zhvillimit te procedures penale. Ne literaturen e procedures penale ka mendime se fakte dhe prova te reja nuk mund te konsiderohen ato qe gjykata nuk ka shfrytezuar ne procedure e meparshme ose te cilat nuk I ka permendur ne aktgjykimin edhe pse I ka pasut te njohura ne procedure penale te shkalles se pare apo ato te ankimimit.
LITERATURA E Drejta e Procedurës Penale, prof. Dr. Ejup Sahiti, Prishtine 2005
Rishikimi i procedures penale pershkak te fakteve dhe provave te reja, Dr. Rexhep Murati, Prishtine 2006
Kodi Penal I Kosovës, 2013
Kodi i Procedurës Penale të Kosovës, 2013
Vasiljevic, fq. 7 Ligji Penal për të Mitur & Ligji mbi Ekzekutimin e dënimit. Kodi I Procedurës Penale- Federate Ruse viti 2001. Neni 413