International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 36

denuar ose denimin e tij sipas nje dispozite me te bute penale. Me fjale te tjera, rishikimi I proc.. penale mund te behet nese paraqiten prova e fakte te reja te cilat vet ose ne lidhje me provat dhe fakte te mehershme jane te përshtatshme qe aktgjykimi me te cilin i akuzuari eshte deklaruar fajtor ta shnderrojne ne aktgjykimin me te cilin akuza refuzohet. Sipas praktikes gjyqësore provat dhe faktet e reja qe jane te pershtatshme qe personi I denuar te lirohet ose te denohet sipas ligjit me te favorshem duhet ti paraqes vete I denuari ose I autorizuari I tij per te propozuar rishikimin. Krahas rishikimit pershkak te provave dhe fakteve te reja ne baze te nenit 441, rishikimi lejohet për shkak te provave dhe fakteve te reja edhe ne baze te paragrafit 5 te ketij neni 441. Rishikimi mund te lejohet edhe te veprat penale e vazhduar edhe veprat e ngjajshme pershkak te paraqitjes se fakteve dhe provave te reja dhe ne kete menyre te behet korrigjimi I aktgjykimit te forms se prere ne lidhje me gjendjen faktike. Kjo mund te arrihej ne ate menyre qe perkufizimi I vepres penale te vazhduar ne kodin e penal te kosoves do te duhej bere I vazhdueshem elementet e saj dhe duke I zgjidhur njekohesisht edhe qeshtjet e tjera te rendesishme lidhur me vepren e vazhduar penale. Rishikimi i proc. penale lejohet vetem per ato vepra penale te cilat ne baze te ligjit perfshijne disa veprime te njejta e kjo kryesisht ka te beje me vepren e vazhduar penale si dhe me rastet e bashkimit ne dukje te veprave, por rishikimi nuk ka te beje me veprat penale te njemendta komplekse as me bashkimin e veprave penale. Kur gjykata konstaton se rishikimi I procedure penale eshte I bazuar, aktgjykimi pjesërisht shfuqizohet për pjesen per te cilen I denuari eshte deklaruar fajtor per veprimin, keshtu qe kryesi lirohet nga pergjegjesia per kete veprim per te cilin eshte denuar. Kërkesen e rishikimit personat e autorizuar ia parashtrojne gjykatës e cila ne procedure e meparshme ka vendosur ne shkalle te pare. Bazuar ne nenin 442 te KPP të Kosovës, kerkesen mund te paraqitet ne favor te te pandehurit e perjashtimisht edhe ne dëm te tij. Sipas nenit 443 percaktohet rrethi i personave te autorizuar për parashtrimin e kerkeses per rishikim te procedures penale. Pra kerkesen mund ta bejne palet- paditësi, I denuari si dhe mbrojtesi I te denuarit, kurse pas vdekjes se te denuarit kerkesen mund ta prastrojne prokurori shtetit, bashkeshorti, bashkeshorti jashtemartesor, gjini gjaku te afert etj. Kur pranohet kerkesa, kolegji merr aktvendim me te cilin lejon rishikimin dhe vendos qe qeshtja te kthehet ne gjendje te hetimeve perkatesisht per zhvillimin e hetimeve nese ato nuk jane zhvilluar ose te caktoje shqyrtimin e ri gjyqesor.