kandidat është mos njohja e shtetit të Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së, por Kosova duhet të nis një proces lobimi që të siguroj njohjen eventuale nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian, dhe kështu do evitonte çdo pengës të mundshme për marrjen e Statusit kandidat.
5.0. Konkluzione dhe Rekomandime
Shteti i Kosovës pas shpalljes se pavarësisë ka përcaktuar të ardhmen e vet brenda strukturave të BE-së. Por shtetin e Kosovës në këtë drejtim e pret një rrugë e gjatë dhe me shumë sfida dhe detyrime, sidomos detyrimet të cilat rrjedhin nga MSA të cilat duhet ti përmbush me sukses. Për ti përmbushur këto detyrime duhet të bëhen reforma të thella në demokratizimin e institucioneve qeveritare dhe pavarësimin e gjyqësorit sepse këto reforma janë shumë të rëndësi për krijimin e shtetit ligjor të cilin e kërkon BE-ja si pjesë e përmbushjen së kushteve për anëtarësim. Një shtet që të konsiderohet si shtet stabil duhet të garantoj dhe lirit themelore të njeriut, në këtë drejtim Kosova duhet të koncentrohet në përfshirjen e minoriteteve në vendimmarrje dhe qeverisje po ashtu me rëndësi të veçantë duhet ti siguroj minoritetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian më shumë të drejta që do të mundësonin shkollimin dhe punësimin e tyre. Duhet të punohet për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal i cili përfshin vendet e Ballkanit perëndimor të cilat synojnë anëtarësimin në strukturën evropiane. Në të gjitha raportimet Evropiane për Kosovën përmendet që krimi i organizuar dhe korrupsioni janë prezentë në Kosovë dhe luftimi i këtyre dukurive negative nga shteti i Kosovës duhet të jetë njëra ndër prioritetet kyçe të aktorëve vendimmarrës dhe po ashtu Kosova duhet të punoj në përmbylljen e suksesshme të dialogut me Serbinë sepse siç e cekëm më lart përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore është një ndër çështjet qenësore për anëtarësim. Sa i përket sektorit ekonomik Kosova duhet që ta përfundoj në mënyrë të tërësishme fazën e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Përshpejtimi i hapjes së tregjeve ekonomike dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e tjera mundëson jo vetëm përmbushjen e kushteve të BE-së por i siguron shtetit ton të ardhura të mëdha nga eksporti. Me anë të kësaj marrëveshje shteti i Kosovës ka hapur një kaptin të re në marrëdhëniet me BE, duhet ditur rëndësia e kësaj marrëveshje të nënshkruar dhe shteti i Kosovës duhet të jetë i përkushtuar për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje sepse në këtë mënyrë do të avancoheshin tutje mardhëniet Kosovë – BE. Për sfidën e mosnjohjes nga 5 vendet anëtare, Kosova duhet të filloj të loboj përmes Ministrisë së punëve të jashtme duke