Rrjedhimisht mjetet juridike janë veprime procedural, me të cilat palet dhe personat tjerë të autorizuar në procedure, e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo të drejtë dhe jo të ligjshem dhe kërkojnë që gjykata e mjetit juridik pasi ta vertetoje bazueshmërinë e thenieve të tyre, të ndryshoj ose ta prishë atë vendim të vet.
Teoria e të drejtës së procedurës penale e njeh ndarjen e mjeteve juridike në: 1. Mjete të rregullta dhe 2. mjete të jashtëzakonshme juridike.
Me mjet të rregullt juridik hedhet poshtë vendimi i cili ende nuk ka marrë formën e prerë, dhe qëllimi i tij është rishqyrtimi i korrektësisë së vendimit gjyqësor para formës së tij të prerë. Me mjete të jashtëzakonshme juridike thyhen vendimet e formës së prerë. Mjetet e jashtëzakonshme juridike shfrytëzohen në masë të kufizuar dhe me përjashtime kundër vendimeve gjyqësore të cilat tashmë kanë marrë formën e prerë. Sipas KPPPK, mjetet e rregullta juridike janë: ankesa lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë; ankesa lidhur me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së dytë dhe ankesa kundër aktvendimit. Kurse mjetet e jashtëzakonshme juridike janë: rishikimi i proc. penale; zbutja e jashtëzakonshme e dënimit; kërkesa për mbrojtjen e ligjëshmërisë. 9
ANALIZA KRAHASUESE – JURIDIKE E RISHIKIMIT TË PROCEDURËS PENALE
KPP i RSFJ i vitit 1953 mund të cilësohet me liberal dhe me modern se LPP I vitit 1948. Me këtë kod përcaktohet që prokurorise publike I takon eskluziviteti I rolit te ndjekjes, pa pasur mundësi që ta zhvilloj drejtpërdrejt proceduren penale. Gjurmimin e zhvillon me kërkese të prokurorit public organi gjurmues te cilit i është derguar kerkesa e tillë, Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të forms së prerë në rastet e caktuara dhe në kushte e parashikuara të ktij kodi, mund të rishikohet me kërkesë të personit të autorizuar. Gjithashtu ligji I procedures penale të vitit 1976 të RSFJ-së, ndonëse formalisht I miratuar si ligj i ri per nga përmbajtja është kryesisht si KPP i 1953 me disa ndryshime dhe plotësime të caktuara me karakter dhe rendesi të ndryshme. Ndryshimet dhe plotësimet kanë të bëjnë më shumë me dispozitat e KPP që kanë si
9
Kodi I Proc. Penale të Kosovës, 2013, Prishtinë