si legjislacion i aplikueshëm në Kosovë u vendos legjislacioni I cili me dat. 28, mars 1989 ishte në fuqi në Kosovë. Ndërsa sa i përket lëmisë procedural penale si ligj i aplikueshëm në Kosovë u vendos Ligji i Procedures Penale I RSFJ-së vitit 1967 me ndryshime dhe plotësime të vitit 1985. Mirëpo edhe filloj edhe puna në hartimin e Kodit Penal dhe Procedurës Penale të Kosovës, të cilet pas një pune intensive 4vjeqare të ekspertve ndërkombetare dhe ekspertve vendorë, dhe pas miratimit në Kuvendin e Kosovës u aprovuan nga Perfaqesuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB me 6 korrik 2003 kurse hyn në fuqi me 6. Prill 2004. Pra me hyrjen në fuqi të tyre si dhe të ligjeve tjera, u shkëput kontinuiteti juridik I legjislacionit të mëparshëm sa i përket lëmisë juridiko-penale dhe procedurale. 7 Tani me 1 Janar 2013 ka hy ne fuqi Kodi i ri Penal dhe i Procedurës Penale.
PROCEDURA ME MJETET JURIDIKE
Aktgjykimi duhet të jetë në pikëpamje të gjendjes faktike- i drejtë, kurse në raport me zbatimin e të drejtës penale materiale dhe procedurale-ligjor. Mirëpo, edhe përkundër normave ligjore për zhvillimin e procedurës penale, është e mundur që gjykata ta marrë vendimin i cili nuk është i drejtë apo ligjor. Për tu penguar që vendimi i tillë të mos prodhoj pasoja juridike, shfrytëzohet mjeti juridik. Mjeti juridik është mjet i këtij lloji me të cilin palët dhe personat tjerë të autorizuar e thyejnë vendimit e nxjerrë në procedure penale me qëllim që ai të ndryshohet apo të abrogohet. Qdo njëri i i gjykuar nga gjykata për vepër penale ka të drejtë të kërkoj nga gjykata më e lartë rishqyrtimin e dënimit apo aktgjykimit të tij. Me këtë e drejta për parashtrimin e mjetit juridik është e pandashme nga e drejta për gjykim të drejtë. 8 Përkundër garancive procedural të parashikuara e të cilat kanë për qëllim gjetjen e të vertetes, përkundër faktit se me aktgjykim synohet vërtetimi I gjendjes faktike ashtu siq është zhvilluar ngjarja me rastin e kryerjes së veprës penale, nuk përjashtohet mundësia që aktgjukimi I gjykatës së shkallës së pare të jetë jo I drejtë ose me te të jete shkelur ndonjë dispozitë juridike.
7
Ligji Penal për të Mitur dhe Ligji mbi Ekzekutimin e dënimit.
8
E drejta e Proc. Penale, Dr. Ejup Sahiti, fq. 223