International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 30

Procedura penale është një mjet i mbrojtjes së shoqërisë – shtetit të caktuar, pra janë krijuar dhe ndërruar tri sisteme të medha të procedures penale:
1, procedura penale akuzatore( akuzuese)
2. procedura penale inkuizitore( hetuese)
3. procedura penale bashkëkohore( e përzier). 5
Procedura penale akuzatore është karakteristikë për epokën e shoqërisë skllavopronare dhe atë të feudalizmit të hershëm. Historiku tregon se procedura akuzatore është forma e pare dhe më e vjetër e procedures penale, e cila e ka prejardhjen nga e drejta orientale, pra ka qenë në zbatim në shoqërinë skllavopronare, të Greqisë antike dhe në Romën e vjetër. Në procedure penale akuzatore me kalimin e kohës e sidomos përshkak të ndjekjes në bazë të padisë private të të dëmtuarit janë shfaqur dobësi të caktuara. Pra i demtuari nga ndjekja penale megjthat ka pasur të drejten e ndjekjes, jo gjithnjë ka ndërrmarrë ndjekjen qoftë për shkak të paaftësisë së vet, qoftë për shkak të marrëveshjes me të pandehurin ose të frikësimit të paditësit, kurse nga ana tjeter në qaste të caktuara ka ndërmarr ndjekjen kundër të pandehurit. Factor me rendesi i cili ndikoi në zëvëndësimin e tipit akuzator me atë inkuizitor ishte e dhëna se vepra penale më nuk konsiderohej vetëm qështje private e të dëmtuarit por fitoi karakteristiken e një delikti public për ndjekjen e të cilit duhej të kujdesej shtetit. 6 Procedura penale bashkëkohore karakterizohet edhe nga sistemi shumë i zhvilluar i mjeteve juridike, me anën e të cilave përmisohen vendimet e gabuara të gjykatës. Karakteristikë se sot po depërtojnë në procedure bashkëkohore gjithnjë e më shumë elemente të procedures penale akuzatore.
ZHVILLIMI HISTORIK I TË DREJTËS SË PROCEDURËS PENALE NË KOSOVË
Pas përfundimit të luftës në Kosovë me 1999 e hyrjes së NATO-s dhe vendosja e administrates së përkohshme civile te OKB-së( UNMIK) në Kosovë, me qëllim të plotësimit të vakumit juridik të krijuar me largimin e forcave okupuese me rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999 / 01 dhe 1999 / 24,
5
Rishikimi I proc. penale per shkak te fakteve dhe provave te reja; Dr. Rexhep Murati, fq. 53
6
E drejta e Procedurës Penale, Dr. Ejup Sahiti, fq. 10