International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 29

Detyra e tyre është që në procedurën e kontrollit gjyqësor të evitojnë vendimin e gabuar, apo që të sjellin deri te aktgjykimi ligjshëm. Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për qështjen konkrete penale e cila është zgjidhur në bazë tij, ndaj duhettë ekzekutohet po që se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e tij. Forma e prerë dhe efekti i saj bazohet në nevojën shoqërore që çdo qështje njëherit të ketë përfundimin e vet dhe në rrethanën e vërtetuar në bazë të experiencës se çështja e gjykuar në formë të prerë, në shumicën e rasteve, është një herit edhe çështje me gjendje faktike të vërtetuar dhe çështje e gjykuar në mënyrë të drejtë dhe ligjore. Mirëpo ekziston mundësia dhe ndodh që një çështje penale të gjykohet në formë të prerë në mënyrë jo të drejtë për shkak të lajthimve të natyrës faktike apo gabimeve juridke. Për këtë arsye KPPK lejon mundësinë e atakimit të aktgjykimit të formës së prerë me mejte të jashtëzakonshme juridike.
Me mjete të rregullta juridike( Ankesa) sulmohen vendimet e gjykatave që kanë marrë vendim të forms së prerë, kurse me mjete të jashtëzakonshme goditen vendimet e forms së prerë. Për këtë arsye rishikimi I proc. penale ben pjesë në kategorinë e mjeteve të jashtzakonshme juridike.
Vendimet e forms së prerë të gjykatave mund të kundërshtohen përshkak të gabimeve si në vertetimin e fakteve, ashtu edhe në zbatimin e ligjit.
HISTORIKU I RISHIKIMIT TË PROCEDURËS PENALE
Organizimi i ndryshëm i procedures penale gjatë zhvillimit historik në rradhë të pare është pasojë e të kuptuarit të veprës penale dhe të procedures penale si qështje private te palëve, kurse më vonë edhe të kuptuarit të tyre si qështje e rendit public. 4 Kjo ishte si rrjedhoje për faktin që në shoqëri-shtet të caktuar të pranohet procedura penale akuzatore – adversare ose procedura penale inkuizitore-joadversare.
Procedura akuzatore përbën një contest që zhvillohet midis paleve-paditësit dhe të akuazuarit para gjykatës së pavarur dhe të paanshme. Kurse procedura inkuizitore-joadversare karakterizohet nga nderhyrja më e madhe e pushtetit shtetëror në zgjidhjen e kontestit ne mes kryerësit të vepres penale dhe personit të dënuar.
4
Vasiljevic, fq. 7