drejta e gjykimit të drejtë, e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare, e drejta paprekshmërisë së baneses etj.
Efikasiteti i procedures penale bashkëkohore arrihet veq tjerash, me rolin adekuat të prokurorit shtetit si organ shtetror, i cili objektivisht ka disa përparësi në faza të caktuara të procedimit penal, sidomos në procedure paraprake me te cilat barazia e domosdoshme me të pandehurin si pale kundërshtare në kontestin para gjyqi
Fjalët kyqe: Rishikimi i Procedurës Penale, Provat, Faktet, Institucioni, Efikasiteti.
HYRJE
Në këtë punim do të trajtohet tema e Mjeteve juridike të jashtëzakonshme, llojet e saj, afati për paraqitjen e tyre, kompetencën e gjykatës, personat e autorizuar për të paraqitur këto mjete etj. Përkundër garancive të parashikuara në procedure penale, të cilat kanë për qëllim zbulimin e së vërtetës, përkundër faktit se me aktgjykim synohet vërtetimi i gjendjes faktike ashtu siç është zhvilluar ngjarja me rastin e kryerjës së veprës penale, nuk përjashtohet mundësia që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë të jetë jo i drejtë ose me të të jetë shkelur ndonjë dispozitë ligjore.
Shkaqet të cilat sjellin deri te aktgjykimi jo i drejtë apo jo ligjor mund të jenë të ndryshme, si p. sh. lajthimet e ndryshme, çmuarja e gabueshme e provave apo dalja në shesh e provës pasi është dhënë aktgjykimi. Përndryshe intencat e shoqërisë janë që aktgjykimi jane të jetë i drejtë dhe i ligjshëm. Në anën tjetër është fakt se nuk është në interes të shoqërisë që të zbatohet aktgjykimi i cili përmban të meta. Me qëllim që të pengohet efekti juridik i vendimeve të tilla Kodi i Procedurës Penale i Kosovës, përmban një sistem të mjeteve mbrojtëse procedurale, të cilat mund t’ i përdorin palët dhe disa persona tjerë.