RISHIKIMI I PROCEDURËS PENALE PËR SHKAK TË FAKTEVE DHE PROVAVE TË REJA
1
Bajram Q. Seferaj – Ph. D. Candidate
2
Valon Brahimi – PhD. Candidate
3
Valmir Ҫitaku – Ma. sc.
ABSTRAKT
Rishikimi i procedures penale për shkak të fakteve dhe provave të reja, si mjet i jashtëzakonshëm, për object studimi ka qështjet tejet të ndjeshme që kanë të bëjnë me procedure penale pergjithsi, me cilësinë e represionit dhe e individit përgjithsi. Me këtë studim kam synuar që lënda e rishikimit të trajtohet ne mënyrë sa më të plotë dhe gjithëpërfshirse.
Institucioni i rishikimit të procedures penale për shkak të fakteve dhe provave të reja e kemi shqyrtuar në dritën e realizimit të funksionimit te procedures penale, të positës së të pandehurit në procedure dhe të rolit dhe rendësi së përdorimit të mjeteve juridike.
Në proceduren penale bashkëkohore koncepti iri i mbrojtjes të së drejtave të njeriut ka bërë një ndikim thelbsore mbi ndryshimin e structures së procedures penale, në rend të pare me përpjekjet për harmonizimin e sistemeve të ndryshme të së drejtës kombëtare në lidhje me përmbajtjet themelore, me të cilët sigurohet drejtësia dhe efikasiteti I mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Duke qenë se në procedure penale mund të nëpërkëmben të drejtat dhe liritë më të rendësishme të njeriut, legjislacionet penalo-procedurale të shoqërive bashkëkohore duke përqafuar dispozitat e dokumenteve të përmendura ndërkombëtare, garantojnë sidomos këto të drejtat dhe liri të njeriut, e drejta e integritetit dhe e dinjitetit njerëzor, e drejta e lirisë dhe e sigurisë personale, e
1
Faculty of Law- International University of Struga, Senior Legal Officer, Legal Department, MBPZHR
2
Faculty of Law- University of Pristina
3
Faculty of Law- University of Pristina