qëllim harmonizimin me Kushtetutën e RSFJ-së, përmisimin e cilësisë thjeshtezimin e procedures, forcimin e legjislacionit dhe përcaktimin e pozicionit te ri te pandehurit dhe te te demtuarit në procedure penale. Rishikimi i Procedurës penale në SHBA- në proceduren penale të SHBA-së kundër aktgjukimit të forms së prerë mund të përdoren më shumë mjete të jashtzakonshme juridike. Aktgjykimi I forms së prerë mund të goditet edhe në menyre direkte përshkak se kanë dal në shesh faktet e reja e që kjo behej me paraqitjen e kërkesës për rigjykim bazuar ne rregulloren për procedure federale penale, atëher kur dalin fakte dhe prova të reja. Pra në procedure penale të SHBA-ve ka disa menyra për korrigjimin e aktgjykimit të gabuar të forms së prerë. Kur është fjala për Paktin Ndërkombëtar të së Drejtave Civile dhe Politike konsiderohet se rishikimi në dëm të të pandehurit është në kundërshtim me dispozitat e ktij dokumenti ngase me dispozitat është parashikuar që askush nuk mund të ndiqet ose të dënohet pershkak të veprës penale për të cilën një here është deklaruar I pafajshem ose është dënuar me aktgjykim të forms së prerë në ligjin dhe me proceduren penale. Ndërkaq Protokolli 7 i Konventës Europiane për të drejtat dhe liritë themelore të Njeriut, në nenin 4 parashikon mundësinë e rishikimit në pajtim me ligjin e procedures penale të shtetit përkatës kur ka prova për faktet e provat e reja. Në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe me ardhjen e forcave nderkombetare ushtarake dhe civile u krijua një vakim ligjor, të cilin administrate ndërkombetare civile duhej ta plotësonte me miratimin e akteve ligjore., pra u miratuan një numër rregulloresh nga ana e UNMIK-ut. Rregullorja e UNMIK-ut 1999 / 24 përcaktoheshin se në Kosovë rregulloret e PSSP të KB dhe ligjet që kanë qenë në fuqi në Kosovë deri me 22 mars 1989. Poashtu me këtë rregullore hiqet edhe dënimi me vdekje ndersa me një rregullore tjeter qe u nxjerr doli dënimi me vdekje zevendsohet me denim me burgim deri 40vite. Ndër rregulloret e miratuara nga PSSP ka pasur edhe të atilla qe nuk kanë qenë në pajtim me normat ndërkombëtare mbi pavarsine e gjykatave dhe organizimin e tyre te brendshem siq eshtë rregullorja e caktimit të gjyqtareve dhe prokurorve nderkombetare dhe rregullorja për emërimin / shkakrimin e gjyqtarve dhe prokurorve nderkombetare. Paralelisht me miratimin e rregulloreve nga PSSP, ne gusht 1999 u formua Këshilli i përbashkët për qëshjte ligjore ne te cilen u angazhuan eksperte vendore e nderkombetar. 10
10
Projekti fillesta I Kodit Penal të Kosoves, Prof. Ismet Salihu