Të cilin e kërkojnë në shpella që xhinët
e kolonizuan
A jam fosil i Jurës?
Të më shfaqin në kubin prej kristali
A jam esencë jasemini?
Të më erëmojnë pas mileniumit të tretë
A jam planet i humbur ?
Mallkim i njerëzimit
A jam paradigmë e mirësisë?
Të jem i shuar nga tretja
A jam e ligja e përkryer?
Të jem i lartësuar si këndim kishtar.
A jam krahu i engjëllit të purpurt?
Të të sjell hije
Derisa ti kërkon dituri.
A jam unë melodi e tej- ndjeshme?
Të më lozin me telat e zëmrës së përndritur.
A jam shpirt ajror?
Të ju sjell stuhinë
Në mesditë kur dielli
E lexon strofën e tij
A jam fluid kozmik?
Të jem i shpërndarë si hiri i yjeve.
A jam mjaft i shenjtë?
T’i gëzohem harmonisë kozmike
A jam kambanëz nga krihet e engjëjve?
Të bjerë për fillimin e profecisë së re.
146