Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 7

shq ip 7 Kujdes nga njëmijëshet e falsifikuara 1800 copë të bankënotave nga 1 mijë frank për të cilat supozohet se janë vjedhur nga shtypshkronja Orell Füssli, e cila shtypë para, kanë filluar të qarkullojnë në treg. Paratë janë kapur nga ana e policisë në Londër gjatë tentimit të shkëmbimit të tyre. Por, është mjaftë vështirë të dallohen bankënotat e 1 mijë frankave. Bankënotat e falsifikuara mund të dallohen vetëm për nga numrat serik dhe nga mungesa e mikro virmave. [AKM / AID-3886] Si rezultat i hetimeve të bëra pas daljes në pah të ngjarjes është parë se nga shtypshkronja ku shtypen bankënotat janë humbur 1800 bankënota. Por, bëhet e ditur se paratë e vjedhura nuk janë plotësisht të gatshme për përdorim dhe se në këto bankënota mungojnë numrat serik dhe mikro vrimat të padukshme me sy. Ndërsa numri i bankënotave të 1 mijë frankave të dërguara në Bankën Qendrore në fillim të vitit 2013 e që u kuptua se janë të falsifikuara, është 37. Bëhet e ditur se personi/at të cilët i lëshuan në treg këto bankënota një pjese të tyre i shtypën numrat serik. Pas kësaj ngjarjeje shtypshkronja i shtoi masat e sigurisë. Supozohet se bankënotat në fjalë janë vjedhur nga ana e punonjësve të pakënaqur nga kushtet e punës. Heqja e të drejtave sociale një e nga një të punonjësve të kësaj shtypshkronje viteve të fundit, nxori në pah edhe mendimin se disa punonjës zgjodhën një mënyrë të tillë për hakmarrje. Ndërsa në deklaratën e bërë nga ana e Bankës Qendrore u bë thirrje për kujdes ndaj bankënotave të 1 mijë frankave. Sipas lajmeve të pasqyruara në media gjatë këtyre ditëve, bankënotat prej 1 mijë frankave që planifikohen të lëshohen në qarkullim në vitin 2016 do të kenë veçorinë e “parave që nuk vjetrohen”. Letrat e posaçme të prodhuara në një fabrikë të letrës në Zvicër është e vështirë për tu falsifikuar, ndërsa bëhet e ditur se paraja do të ketë veçorinë e ripërtëritjes vetvetiu. Një lloj plastike e shtuar në letrën e këtyre bankënotave kanë veçorinë e marrjes së formës së parë edhe pas deformimeve të ndryshme. Një film i publikuar nëpërmjet internetit jep disa ide në lidhje me këtë.   Këtë video mund ta shikoni në adresën e mëposhtme Ungültige Tausendernoten in Umlauf 1800 ungültige Tausendernoten sind bei Orell Füssli aus der Produktion gestohlen worden. Nur schwer von gültigen Scheinen zu unterscheiden. In London wollte jemand sie bereits umtauschen. Zu erkennen sind die ungültigen Scheine nur schwer: Sie weisen keine Seriennummern auf oder diese sind nachträglich aufgedruckt worden. Zudem könnte auch die Lochzahl fehlen oder manipuliert worden sein.