Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 6

shq ip 6 Zviceranët janë të pasur, por kanë edhe borxhe Zvicra nga aspekti i shumës së pasurisë për kokë banori edhe këtë vit sikurse viteve tjera, vazhdon të jetë vendi më i pasur në botë. Duke filluar prej fundit të vitit 2012 e këtej shuma e të ardhurave në vit për kokë banori është 174.890 frank e barabartë kjo me 141.895 euro. Por, Zvicra gjithashtu ndodhet në krye të listës për nga shuma e borxheve për kokë banori. Me 93.800 frank, e barabartë kjo me 76.200 euro, zviceranët janë njerëzit me më shumë borxhe në botë. [AKM / AID-3867] Dihet se banorët e Zvicrës me vite janë në vendin e parë në botë për nga shuma e pasurisë për kokë banori. Tërheq vëmendjen se Zvicra me vite ndodhet edhe para Japonisë dhe SHBA. Madje këtë vit krahas të gjitha vështirësive, shuma e pasurisë për kokë banori është rritur për 6.2% në krahasim me vitin e kaluar. Rolin më të madh në këtë rritje luan rritja e vlerës së frankut zviceran në krahasim me euron. Prej fillimit të krizës ekonomike e këtej, franku në krahasim me euron fitoi në vlerë 37%. Ndërkaq pamja tjetër e kësaj tabloje nxjerr në pah një realitet tjetër. Banorët e Zvicrës në të njëjtën kohë janë njerëzit me më shumë borxhe në botë. Arsyeja e nivelit të lartë të huamarrjes që është 93.800 frank për kokë banori, janë borxhet e hipotekës të përdorura për blerjen e banesave. Kjo shumë e borxheve përbënë pjesën prej 93.1% në mesin e borxheve tjera gjë që është pothuajse e gjithë pjesa e borxhit. Ndërsa nëse krahasohen me të ardhurat e përgjithshme kombëtare Zvicra ndodhet në një pozitë më të mirë. Niveli i borxheve individuale në krahasim me të ardhurat kombëtare është 124%. Ky nivel në Holandë është 139%, ndërsa në Danimarkë del deri në 148%. Arsyet themelore të borxheve individuale edhe në këto dy vende është blerja e banesave. Shuma mesatare e pasurisë së njerëzve vazhdoi të rritet vitin e kaluar. Pasuritë individuale në gjithë botë janë rritur për 8.1% dhe dolën deri në 136.900 miliardë euro. Fitimi në vlerë të bonove në bursa është arsyeja kryesore e kësaj rritjeje. Rritja më e madhe si rezultat i kësaj është vërejtur në vendet aziatike. Pasuria për kokë banori në botë sipas vendeve Vendi Pasuria për kokë banori (Euro) Zvicra 141895 SHBA 100711 Japonia 83610 Belgjika 73523 Holanda 68756 Kanada 66553 Singapori 66403 Tajvan 65076 Anglia 58905 Australia 57401 Suedia 54065 Danimarka 53374 Izraeli 49394 Italia Rritja e borxheve të zviceranëve sipas viteve Viti Gjithsej borxh (Miliardë euro) 2000 401.9 2001 412.1 2002 425.2 2003 450.3 2004 461.8 2005 484.4 2006 504.4 2007 513.6 2008 521.7 2009 538.6 2010 563.9 2011 585.0 45770 2012 609.4 Franca 44306 Niveli i borxheve Austuria 41985 Borxhi Gjermania 41954 Borxhi i hipotekës Irlanda 29978 Kredi konsumi, 2.2 Portugalia 20930 Kredi tjera 4.6 Korea Jugore 19181 Borxhe tjera 0.1 % v93.1 Schweizer sind Vermögend und verschuldet Nirgends auf der Welt ist das Pro-Kopf-Vermögen so hoch wie in der Schweiz. Ende 2012 lag bei uns das durchschnittliche Netto-Geldvermögen bei 174'890 Franken (141’895 Euro). Gleichzeitig mit dem Vermögen weist die Schweiz auch die weltweit höchste Verschuldungsrate auf. In der Schwei ???????)?????Y????????????(???????????????????????????????????(????????????????-???)????????????????????)??????????????1???????)]???((0