Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 5

shq ip 5 Nënë unë dua të bëhem CEO Shumica e të rinjve duan që pas studimeve në universitete të punësohen në një kompani botërore dhe të arrin deri në pozitën e CEO-s (Shef ekzekutiv). Mirëpo a mjaftojnë vetëm diplomimi me nota të mira nga universiteti për tu bërë CEO? CEO është personi në pozitë më të lartë në një kompani. Krahas vullnetit për punë, suksesi akademik i nivelit të lartë, studimet në universitetet e shquara botërore dhe zotimi i disa gjuhëve të huaja janë shumë të rëndësishme për të arritur në një pozitë të tillë të lartë. Krahas përgjegjësisë për qindra nganjëherë edhe për mijëra punëtorë, detyra e CEO-s është të avancoj me strategji të sakta për të sotmen dhe të ardhmen e kompanisë. Konkurrenca në rritje në çdo fushë në ditët e sotme bënë që të rriten edhe detyrat e udhëheqësve të lartë të kompanive. Ndërkohë që në të kaluarën mjaftonte që krahas gjuhës amtare të keni njohuri të mirë të gjuhës angleze, në ditët e sotme është një epërsi e madhe të njihen edhe gjuhët e vendeve ekonomia e të cilëve është duke u zhvilluar. Një veçori tjetër pa të cilën nuk bënë e që duhen ta kenë CEO-t është që zhvillimet globale ti adaptojnë në ambiente vendore, sinqeriteti me ndryshimet që dalin nga dallimet kulturore, të menduarit analitik dhe aftësitë personale. Krahas vendosjes së komunikimit në mënyrë të drejtë me punëtorët, duhet të ketë edhe motivim i lartë, kreativiteti, të jetë pozitiv, të ketë një vizion dhe të jetë produktiv. Pra, nuk është lehtë të trajnohet një CEO. Në këtë proces, që duhet të filloj nga fëmijëria, arsimi i gjuhës së huaj duhet të jetë nga një moshë e re. Shumica e kompanive botërore janë bërë sinonim me emrat e CEO-ve të tyre. Ne bëmë një analizë të CEO-ve të kompanive të mëdha për ju. Të shohim ??????????????????????????)?????