shq
ip
4
Kufizim i punës për
ish-Ministrat
Kërkohet të merret një vendim për kufizimin e punës në sektorët
private për ish-ministrat, ku ata marrin paga të larta, pas përfundimit
të mandatit të tyre në ministri. Në qoftë se propozimi i miratuar nga
ana e kuvendit do të hyn në fuqi, atëherë do të ketë kufizime për
punën e ish-ministrave. Ndërsa një propozim i ngjashëm i bërë edhe
për burokratët e lartë, nuk u miratua nga ana e kuvendit.
[AKM / ID-3825]
Ish-ministri Moritz Leunberger,
i cili pas mbarimit të mandatit
në vitin 2010 filloi të punoj në
kompaninë ndërtimore Implenia me një pagë të majme,
kishte shkaktuar reagime të
mëdha. Kritikat e bëra ndaj
kompanisë dolën me vend pasi
kompania rriti xhiron dhe fitimin e saj vjetor në fushat e
veprimit ku më herët vepronte
ministria.
Por, propozimi i bërë nga ana e
qeverisë shkaktoi debate në kuvend. Anëtarët e kuvendit kombëtar, janë të mendimit se ky
kufizim që kërkohet të merret
për ish-ministrat nuk ka ndonjë
kuptim, ndërsa shumë shpesh
përsërisin se duhet të përfitohet nga përvoja dhe njohuritë
e ish-ministrave. Krahas kësaj
shembulli i ish-ministrit Leunberger mjaftonte për shumicën
e anëtarëve të kuvendit. Sipas
vëzhguesve ftohtësia që ndjehet ndaj ish-ministrit është
ende mjaftë e lartë.
Si rezultat i kësaj propozimi i
qeverisë u miratua me një diferencë të vogël votash. Supozohet se edhe kuvendi i kantoneve do të miratoj këtë propozim.
Në këtë mënyrë do të mënjano-
het mundësia që ish-ministrat
të punojnë në sektorin privat.
Por, shtohet se ky propozim nuk
është i vlefshëm për ministrat
të cilët janë ende në detyrë.
Pretendohet se ky rregullim
është shtuar duke menduar në
ish-ministrin Blocher të shkarkuar nga detyra.
Ndërkaq propozimi në një ndalesë të ngjashme të bërë nga
ana e komisionit parlamentar
që kjo ndalesë të jetë e vlefshme edhe për ish-burokratë
të lartë nuk gjeti përkrahjen
e duhur në kuvend. Në dallim
nga votimet e mëhershme, ku-
vendi refuzoi këtë propozim
me shumicë votash.
Sipas ligjeve aktuale pas përfundimit të mandatit të një
ministri, i cili ushtroi detyrën e
ministrit për të paktën 4 vjet,
pa marr parasysh moshën atij i
jepet një pension prej 200.000
frangave në muaj. Për këtë
arsye puna e ish-ministrave
për të fituar para në opinionin
publik nuk shikohet me sy të
mirë. Ndërsa ky rregullim i ri
nuk do të përfshij ish-ministrat
që janë të punësuar në sektorin privat.