shq
ip
8
Media zvicerane vazhdon të dëmtohet
Raporti i “Cilësisë së medias në Zvicër”, e cila vazhdon të dëmtohet çdo ditë e më shumë, këtë vit shkaktoj një jehonë të
gjerë. Sipas raportit mediat zvicerane çdo herë vjen duke u larguar nga cilësia e ngjarjeve që përcjell. Lajmet përcillen
copë copë, sfondi i lajmeve të shpeshtën e rasteve nuk del në dritë. Raporti i medias për vitin 2013 është i mendimit se
këto janë një pasqyrim i krizës në media.
[AKM / AID-3863]
Në raport më së shumti kritikohen gazetat falas të mediave
të shtypura. Tërheq vëmendjen
se lajmet e këtyre publikimeve,
që çdo herë vijnë duke u rritur,
janë të rëndomta, një pjesë e
madhe e lajmeve janë boshe.
Krahas kësaj mediave, ku gazetarët e vërtetë publikojnë lajme
cilësore, çdo herë e më shumë iu
zvogëlohet numri i lexuesve.
Sipas raportit, ku është
paraqitur
një
përmbledhje
e
zhvillimeve
të 11 viteve të fundit, shtimi
i numrit të
gazetave, të
cilat mjaftohen
me
lajmet e quajtura “soft news”, cilësohet si
një humbje e madhe nga aspekti
i opinionit publik. Në raport tërhiqet vëmendja se demokracitë
janë duke jetuar me media “të
shëndosha dhe cilësore”, ndërsa
theksohet që mediat janë në një
pozitë që nuk mund ta kryejnë
këtë detyrë.
Në raport gjithashtu thuhet se
transmetimet cilësore më shumë
zënë vend në radio dhe gazeta
me abonim, ndërsa faqet e lajmeve të internetit janë shumë
larg nga transmetimet cilësore.
Ndërkaq zvogëlimi i madh i publikimeve që bëjnë lajme cilësore në kantonet frankofone në
krahasim me vendet tjera është
mjaftë shqetësuese.
Sipas raportit në fjalë rritja e
publikimeve, të cilat për numrin
e tirazhit heqin dorë nga cilësia
e lajmeve ose të atyre që heqin
dorë plotësisht nga këto botime
është përshpejtuar mjaft shumë.
Ndërsa gazetat falas, që përcjellin lajme sipërfaqësore, kanë
ardhur në statusin e medias e
cila i qaset më së shumti lexuesve në pothuajse tërë territorin
e Zvicrës.
Si rezultat i kësaj krahas uljes
së tirazhit të botimeve që përcjellin lajme cilësore, ulen edhe
të ardhurat nga reklamat. Sipas
raportit kjo situatë është duke
bërë presion mbi mediat që
botojnë lajme cilësore. Në mesin
e mediave të botuara, numri i të
cilëve vitin e kaluar ishte 45, tre
të parët fitojnë 1/3 e të ardhurave. Të ardhurat nga reklamat e
gazetave “20 Minuten”, “20 Minutes” dhe “Blic kam Abend” të
cilat shpërndahen falas, arritën
në 347 milionë franka.
Këto përcaktime raporti i nxori
në pah vetëm me analizimin e
lajmeve, ndërsa përfundon duke
thënë se duhet të ndërmerret
një studim më i thellë i medias
zvicerane.