Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 17

shq ip 17 Një javë në kryeqytetin e Gjermanisë Qyteti i Berlinit, që është qyteti me popullsi më të dendur në Gjermani me 3.5 milionë banorë, është njëra prej pikave të preferuara nga ana e turistëve evropian. Qyteti ka veçori të shumta me të cilat e meriton këtë interesim... Mirë se vini në qytetin Berlin të mbushurë përplot me rrugët historike, pasuritë kulturore, objektet dhe veprat që lan shenjë në historinë botërore, parqet e mëdha, jetë të gjallë artistike, festivalet interesante dhe mundësitë e pafundme për të bërë Pazar. [BAM / AID-3882] Berlini shtrihet në një sipërfaqe të gjerë dhe përbëhet prej 12 lagjeve. Në qoftë se më herët nuk patët rastin ta vizitoni Berlinin dhe jeni duke e planifikuar këtë shëtitje, pasi ta lexoni këtë artikull që kemi përgatitur për ju, do të keni rastin ta zbuloni këtë qytet madhështor. Duke hedhur hapë në histori Pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, Berlini në vitin 1945 u nda në katër zona. Bashkimi Sovjetik mori pjesën lindore përfshirë edhe qendrën e qytetit. Kufiri i ngurtë mes Gjermanisë lindore dhe perëndimore filloi të krijohet në vitin 1952. Më 13 gusht të vitit 1961 mes pjesës lindore dhe perëndimore të qytetit në Republikën Demokratike të Gjermanisë u ndërtua muri i Berlinit i gjatë 46 metra që hyri në histori. Ndërsa në nëntor të vitit 1989 para syve të gjithë botës muri mori goditjet e para të rrënimit. Ndërkaq më 3 tetor 1990 u rrënua tërësisht. Muri i Berlinit është vendi më i vizituar nga ana e atyre që dëshirojnë ti dëshmojnë këtyre çasteve historike. dburger, Siegsaule, Fersehturm, Mitte, Tiergarten, Charlottenburg, Schöneberg, Kreuzber, Friedrichshain dhe Prenzlauer Berg. Shëtitja me anije Berlinin mund ta shëtisni edhe me anije ashtu si Parisin dhe Stambollin. Ciceronët ju informojnë në lidhje me objektet historike të qytetit ku mund të keni rasti për të parë Pallatin Bellevue që ndodhet në dy brigjet e lumit Spree, zonë[n e qeverisë, Parlamentin e Gjermanisë, Katedralen e Berlinit dhe ishullin muze. ndalesat e anijeve ku marrin pasagjerë janë Ura Jannowitz, Ura e Pallatit, zona e Reichstagut dhe Ura Cornelius. Berlini është njëri prej vendeve të mrekullueshme për shëtitje të gjata dhe të këndshme. Lagjja Prezluer Berg e rrethuar me kafiteri të llojllojshme, lagjet Kreuzberg dhe Neukölln që janë lagjjet më të preferuar të viteve të fundit dhe lagjja Friedrichshain, e cila ka ekspozitën më të madhe në botë nën qiell të hapur janë në mesin e lagjeve që ia vlejnë për ti parë. Vendet që duhen parë Çfarë thoni për të hyrë në jetën e Berlinit duke u larguar nga ambientet turistike të qendrës? Posaçërisht ju rekomandojmë ti vizitoni vendet e mëposhtme të pasura me vende për të bërë pazar dhe për ti vizituar: Kalaja Bran- Mos i harroni të dashurit e juaj gjatë udhëtimeve. Qendra tregtare dykatëshe e quajtur Ausberlin që ndodhet në Alexanderplatz është një vend ku mund të blini dhurata dhe suvenire, aksesorë, kartëpostale dhe T-shirt. Shijet e domosdoshme gjermane Salsiçe me sos të erëzave, janë të domosdoshme në kuzhinën e Berlinit. Thuhet se restoranti Konnopke që ndodhet në stacionin e metrosë në Eberswalder Strasse i gatuan salsiçet më të mira me erëza. Ndërkaq brunchet që organizohen të dielave në restorantin që ndodhet buzë brigjeve të lumit në Kreuzberg do të sjell kënaqësi turit tuaj. Ju rekomandojmë Në parqet gjigante të Berlinit do të ndiheni pothuajse si në parajsë. Parku që zgjodhëm për ju është parku popullor Mariendorf që ndodhet në zonën Tempelhof-Schöneberg. Parku Mariendorf ku ndodhen edhe pishina të notit dhe parqet për lojë është i shtrirë në një sipërfaqe prej 13 hektarëve. Ju rekomandojnë ta vizitoni këtë park të zbukuruar me liqe dhe lule të të gjitha llojeve