Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 16

shq ip 16 Udhëtim në historinë e Zvicrës – Godina e operës së Cyrihut Godina e operës së Cyrihut e ndërtuar në 1834 është njëra prej simboleve të qytetit. Ndërsa historia e godinës, e cila në vitin 2009 e kremtoi 175 vjetorin e themelimit, është marramendëse. [BAM / AID-3885] Philip Koschel Teatri gjallërohet në Cyrih Banorët e Cyrihut me kulturën e teatrit u njohën me anë të teatrit “Actientheater” të themeluar nga ana e Shoqërisë Anonime të Teatrit të Cyrihut në vitin 1834. Përurimi i këtij teatri, që kishte një kapacitet prej 800 shikues, u bë me veprën e Mocartit “Flauta magjike”. Teatri “Acientheater” është shembulli i parë i teatrit ku spektatorët shfaqjet i shikonin në këmbë, ndërsa në saje të dashamirësve të teatrit ai qëndroi në këmbë për një kohë të gjatë. Kjo periudhë të cilën e shpjegojmë sikurse e shikojmë një film në të vërtet nuk kaloi aq lehtë. Sepse në fillim një pjesë e madhe e qytetarëve teatrit i afroheshin me paragjykime. Në një zjarr të madh që ra në natën e ndërrimit të moteve të vitit 1889-1890, teatri u bë shkrumb e hi. Më pas u vendos që të ndërrohet me një godinë tjetër të re. Gjatë dizajnit të godinës u frymëzuan nga stilet e renesancës, barokut dhe rokoko. Ashtu si Acientheater edhe godina e re u ndërtua në saje të investitorëve ndërsa emri iu ndryshua në “Stadtheater”. Përurimi i godinës së re u bë në vitin 1891 me veprën “Lohengrin” të Wagnerit. Mbetet në rrezik të mbylljes Në fillim tejmbushje me spektatorë për ti parë shfaqjet, ndërsa me kalimin e kohës interesimi u zvogëlua. Teatri i qytetit, i cili arriti të mbetet në këmbë në saje të donacioneve private, pati rastin që në saje të interesimit të dashamirësve të kulturës në Cyrih të sjell një numër të madh të shfaqjeve. Furtuna ndërkombëtare e kulturës Cilësia e teatrit të qytetit u rrit çdo ditë e më shumë. Nuk vo- noi edhe shumë për tu radhitur në mesin e godinave të teatrit ndërkombëtar. Në teatrin e qytetit ku u shfaqën premierat e panumërta, më e rëndësishmja ishte vepra “Parsifal” e Richard Wagnerit. dhënë kredi grupeve të rinjve të cilët hodhën firmën në projekte të pavarura, ndërsa miratimi i një investimi kaq të madh për godinën e operës shkaktoi protesta të mëdha në vend. Në teatrin e qytetit fillimisht shfaqeshin veprat muzikale dhe ato verbale. Ndërsa shfaqjet e vëna në skenë pas vitit 1926 shumica ishin opera dhe baleti. Ndërkaq pas vitit 1964 teatri i qytetit quhej edhe Godina e Operës. Godina e operës është e suksesshme si kurë më parë Prej vitit 1995 e këtej godina e operës mori përkrahjen e kantonit të Cyrihut. Në të njëjtën kohë pronarët e aksioneve, shumica e kompanive, fondacionet dhe institucionet nuk ndalën përkrahjen e tyre në organizime. Godia e operës shënoi historinë e Zvicrës Muajt e verës të vitit 1980 kanë një rëndësi të madhe në historinë e Cyrihut. Në maj të vitit 1980 Bashkia e Cyrihut miratoi një buxhet prej 60 milionë frangave për rinovimin e godinës. Ndërkaq ky kontribut i shtetit për rinovimin e godinës së operës tërhoqi reagimin e madh të popullit. Refuzimi i shtetit për të Në ditët e sotme godina e operës është njëra prej operave më të suksesshme në arenën ndërkombëtare. 300 shfaqje të operës dhe baletit, koncerte dhe recitale që organizohen çdo vit ofrojnë një pasuri të pashoq kulturore banorëve të Cyrihut.