shq
ip
15
Thirrjet ndërkombëtare në vendet
evropiane lirohen, përveç në Zvicër
Zyrtarët e Bashkimit Evropian morën vendim që deri në vitin 2016 të heqin tarifat për thirrje ndërkombëtare mes vendeve të
Bashkimit Evropian. Llogaritja e tarifave të thirrjeve do të bëhet sipas vendit ku ndodhen dhe nuk do të merren tarifa shtesë
për pranimin e thirrjeve ndërkombëtare.
[AKM / AID-3790]
Minuta e bisedave telefonike
2012
2013
2014
Bashkimi Evropian
0.36
0.30
0.24
Tarifa e shtrenjtë në
Zvicër
0.56
0.54
?
Tarifa e lirë në Zvicër
3.11
2.89
?
2012
2013
2014
Bashkimi Evropian
0.10
0.09
0.06
Tarifa e shtrenjtë në
Zvicër
0.33
0.33
?
Tarifa e lirë në Zvicër
1.11
1.11
?
2012
2013
2014
Bashkimi Evropian
0.11
0.10
0.08
Tarifa e lirë në Zvicër
0.19
0.46
?
Tarifa e shtrenjtë në
Zvicër
0.19
0.46
Minuta e pranimit të thirrjeve
SMS
swiss-mobil
Pas kufizimit të tarifave me një kufizim
të sipërm për ata që përdorin telefonat e tyre në vendet tjera të Bashkimit
Evropian që filloi në vitin 2007, këto
tarifa filluan të ulen çdo vit. Me vendimin e fundit, përdorimi i telefonit në
Bashkimin Evropian do të barazohet sikurse përdoret në një shtet të vetëm.
Është marr vendim që tarifat e bisedimeve, të cilat aktualisht janë 0.24
euro për minutë, të ulen edhe njëherë
gjatë vitit të ardhshëm.
Por, kompanitë telefonike në Zvicër
nuk duan ta pranojnë këtë ulje të
çmimeve të bërë nga ana e Bashkimit
Evropian. Edhe pse kjo çështje shumë
herë erdhi në rend të ditës së kuvendit, çdo herë është shtyrë marrja e
vendimit. Sipas deklaratës së bërë nga
ana e Entit të Komunikacionit qeveria
vendosi që gjatë vitit 2014 të përgatit
një raport duke i ndjekur zhvillimet.
Ndërsa Unioni i Konsumatorëve dënoi
ashpër këtë vendim duke thënë se çmimet 10 herë më të larta të thirrjeve
telefonike ndërkombëtare nuk mund
të shpjegohet. Në vitin 2011 kompanitë Swisscom, Orange dhe Sunrise kanë
marr tarifa shtesë nga abonentët në
vlerë prej 845 milionë frankave, ndërsa edhe më herët është deklaruar se
këto kompani nuk bënë asnjë shpenzim shtesë në këtë drejtim.
Në anën tjetër, ekspertët e komunikacionit deklarojnë se është e mundur që
me zhvillimet teknike të kapërcehet në
linjat telefonike të vendit ku ndodhen
dhe se këto teknika të cilat do t’ju mundësojnë abonentëve këtë do të hyjnë
së shpejti në shërbim. Në saje të kësaj
teknike të quajtur abonentët mund të
zgjedhin njërën prej linjave të vendore të vendit ku ndodhen nëpërmjet së
cilës do të mund të bëjnë thirrje telefonike.
Nuk dihet se a do të bëhet kjo me
rregullime ligjore apo me mundësi teknike, por në një të ardhme të afërt
telefonatat ndërkombëtare nuk do të
jenë më luks. Mirëpo deri atëherë do
të vazhdojmë të paguajmë faturat e
larta telefonike!
Günstige Ausland-Gespräche
in ganz Europa – ausser der
SchweizGünstige Ausland
Die EU-Kommission will die Roaminggebühren für Mobiltelefone innerhalb der europäischen Staatengemeinschaft bis 2016 abschaffen. Sie will, dass die Telekomanbieter die Roaming-Gebühren innerhalb der Europäischen Union freiwillig auf das jeweilige inländische
Niveau senken und für eingehende Anrufe überhaupt
nichts mehr verlangen. Für Schweizer Handy-Benützer
sieht es hingegen schlecht aus – wie aus einem Swisscom-Statement zu schliessen ist.