Aktuell7 - 131016 Albanisch | Page 14

shq ip 14 Pjesëmarrja në zgjedhje e gjermanëve që jetojnë në Zvicër ishte shumë e ultë Në zgjedhjet në Gjermani që u organizuan të dielën, pjesëmarrja e qytetarëve gjermanë që jetojnë në Zvicër ishte shumë pak . Nga 290.000 qytetarë gjermanë që jetojnë në Zvicër vetëm 18.000 prej tyre morën pjesë në zgjedhje. Në qoftë se marrim parasysh se pjesëmarrja në votime në Gjermani ishte rreth 70% atëherë kjo situatë qartësohet edhe më mirë. Ekspertët politik janë të mendimit të njëjtë se votat e zgjedhësve gjermanë që jetojnë këtu nuk ndikojnë shumë në zgjedhje. [AKM / AID-3846] Votuesit që jetojnë jashtë Gjermanisë nuk kanë mundësinë e dërgimit të përfaqësuesve të tyre në kuvend sikurse francezët ose portugezët. Në vend të kësaj ata kanë të drejtë të përdorin votën e tyre në vendet ku banuan për herë të fundit në Gjermani dhe mund të votojnë për kandidatët e asaj zone. Gjithashtu është edhe kushti që në 25 vitet e fundit të kenë jetuar në Gjermani të paktën 3 muaj. e votuesve marrin identitetin e votuesi dhe fletëvotimin, të cilat i dërgojnë drejtpërdrejt me anë të postës ose nëpërmjet përfaqësive diplomatike gjermane në kutitë e votimit. Për Gjermaninë, e cila ka një numër të vogël të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit në krahasim me numrin e banorëve, rëndësi të veçantë ka edhe pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Supozohet se numri i qytetarëve gjermanë që jetojnë jashtë vendit është 1.14 milionë, ndërsa shumica e tyre jetojnë në Spanjë dhe Zvicër. Qytetarët gjermanë pas aplikimit me shkrim për regjistrim në listën Por, të drejtat politike të gjermanëve mërgimtarë numri i të cilëve ka treguar rritje viteve të fundit, ende nuk kanë ardhur në rendin e ditës së partive politike gjermane dhe kuvendit. Reformat zgjedhore të bërë në fillim të këtij viti sollën në rend të ditës edhe gjendjen e gjermanëve që jetojnë jashtë shtetit, por nuk u hodh ndonjë hap konkretë në këtë drejtim. Qëndrimi për një kohë të gjatë të qytetarëve gjermanë në vende të ndryshme jashtë shtetit dhe integrimi i tyre me shoqëritë e këtyre vendeve solli me vete edhe indiferencën për politikë në Gjermani. Edhe në zgjedhjet e mëhershme pjesëmarrja e qytetarëve gjermanë që jetojnë në Zvicër ka qenë mjaftë e vogël. Supozohet se votuesit që jetojnë këtu zakonisht votojnë për partitë ,me orientim të djathtë si CDU dhe FDP Por, bëhet e ditur . se me rritjen e numrit të qytetarëve gjermanë të ardhur në Zvicër si punëtorë, është rritur edhe interesimi edhe numri i votave të dhënë për partitë e majta si SPD.   Deutsche in der Schweiz gehen nicht wählen Am Sonntag haben die Deutschen entscheiden, wer die kommenden vier Jahre regieren wird. Während in Deutschland normalerweise über 70 Prozent der Stimmberechtigten wählen gehen, zeichnet sich unter den 290'000 Deutschen in der Schweiz ein massiv tieferer Wert ab. Sie können in Berlin kaum Einfluss nehmen, sagen Politologen.