shq
ip
13
A është e rrezikshme Nanoteknologjia,
e cila shihet si një mundësi?
Rëndësia e nanoteknologjisë në ditët e sotme vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Rezultatet afatgjata të materialeve
nano, në të cilat hasim shumë shpesh në jetën e përditshme, ende nuk dihen.
[BAM / AID-3881]
Çfarë është nanoteknologjia?
Në fushën nano janë duke u zhvilluar studime të ndryshme për
më shumë se 20 vjet. Nanoteknologjitë zënë vend në mesin e
teknologjive më të rëndësishme
që përdoret në shekullin e 21-të.
Kjo teknologji ndryshoj veçoritë
fizike dhe kimike të materialeve
dhe përbënë procedurat teknike
të cilat kanë të bëjnë në mënyrë
të drejtpërdrejt me ndryshimin
e strukturave të tyre. Të dhënat
e marra deri më sot mbi nanoteknologjinë ende nuk po mund të
vlerësohen në dritën e ndikimit
në shëndet dhe mjedis.
Në cilat sfera të jetës së përditshme hasim në nanoteknologji?
Eksperti i nanoteknologjisë,
Christoph Meili fjalimin e tij që
shpjegon funksionin e nanoteknologjisë e fillon kështu: “Në
saje të nanoteknologjisë, ketchapi në temperaturë të frigoriferit nga shishja rrjedhë në
formë gjysmë të lëngshme”.
Ndërsa grimcat nano ndodhen në
shumicën e produkteve duke filluar nga kremat për diellë e deri
tek prodhimet kozmetike, prej
tekstilit e deri tek materialet
për pastrim dhe deri në ushqim.
Posaçërisht nuk mund të përcaktohet saktësisht se sa përdoret
nanoteknologjia në prodhimet
ushqimore.
Produkti më i njohur nano është
nano-siliciumdyoksidi që përdoret në përzierje të erëzave. Në
vendet e Bashkimit Evropian përfshirë edhe Zvicrën është e obligueshme që në produkte kozmetike dhe ushqimore ku përdoret
nanoteknologjia kjo të theksohet
mbi produkt.
Rregullimet ligjore në Zvicër
Në 600 kompani të Zvicrës përpunohen 2500 ton nanomaterial
në vit. Krahas kësaj në universitete bëhen studime nanotekonologjike. Ndërsa në lidhje me
etiketimin e produkteve nanoteknologjike ende nuk ka ndonjë
rregullim i prerë ligjor.
Në faqet e internetit të markave të njohura Coop dhe Migros,
për tu qartësuar produktet nano
u publikuan listat e këtyre produkteve. Edhe në faqen e internetit të Departamentit Federal
të Shëndetësisë zënë vend të
dhënat mbi përdorimin e nanoteknologjive, masat që duhen
marr, gjendja e studimeve dhe
rregulloret ligjore në lidhje me
çështjen.
Panairi Expo Nano prej muajit
gusht e këtej është duke pre-
zantuar mundësitë e nanoteknologjisë dhe rreziqet e saj, në të
njëjtën kohë prezantohen edhe
procesi i prodhimit dhe aktivitetet. Gjithashtu përcillen edhe
informatat më të hollësishme në
lidhje me këtë temë. Peter Gehr,
kreu i grupit të programeve kombëtare të studimeve të quajtur
“Mundësitë dhe rreziqet e nanomaterialeve” në lidhje me rreziqet e përdorimit të nanoteknologjive thotë kështu: “Rreziku i
inhalimit të grimcave nano mund
të rrezikojnë njeriun. Ndërsa
kremat e diellit, të cilat përbëjnë produktet nano nuk duhet të
frikësojnë askënd”.
Për informatat më të hollësishme mund të vizitoni faqen e internetit exponano.ch