shq
ip
12
Ndryshon numri i
deputetëve të kantoneve
Publikimi i numrit zyrtarë të banorëve të Zvicrës në fund të vitit
2012, solli me vete edhe ndryshime në numrin e përfaqësuesve
të kantoneve. 200 karrige të Kuvendit Kombëtar të Zvicrës
janë të ndarë sipas numrit të banorëve të kantoneve. Sipas
kësaj ndërkohë që numri i deputetëve të kantoneve Bern,
Solothurn dhe Neuenburg janë zvogëluar për një karrige,
kantonet e Cyrihut, Aargau dhe Wallis të cilëve i është rritur
numri i banorëve kanë shtura nga një karrige në kuvend.
[AKM / AID-3875]
Sipas kësaj në zgjedhjet që do të
mbahen në vitin 2015 në Kuvendin
Kombëtar Berni do të përfaqësohet
me 25, Solothurni me 6 dhe Neunburgu me 4 deputet. Ndërsa Cyrihu
me 35, Aarau me 16 dhe kantoni
Wallis me 8 deputetë. Sipas ligjit aktual në zgjedhjet që do të mbahen
menjëherë pas numërimit të përgjithshëm të popullsisë do të përcaktohet edhe numri i ri i anëtarëve.
Numri i popullsisë i bërë njëherë në
çdo 10 vjet para vitit 2010 përcaktonte numrin e anëtarëve të kantoneve për dy ose tre mandate.
Ndërsa me fillimin e numërimit të
popullsisë njëherë në dy vjet pas
kësaj date, para çdo zgjedhjeve
do të përcaktohet edhe numri i
anëtarëve të Kuvendit Kombëtar
sipas kantoneve. Sipas ligjit në fuqi
në numërimin e popullsisë përfshihen edhe individët të cilët jetojnë
më shumë se 12 vjet rregullisht në
Zvicër. Në mesin e tyre ndodhen
edhe mërgimtarët dhe personat
të cilët aplikuan për azil. Thënë
ndryshe, edhe pse mërgimtarët nuk
kanë të drejtë për të marr pjesë
në zgjedhje ata luajnë një rol të
veçantë në përcaktimin e numrit
të përfaqësuesve të kantoneve në
Kuvendin Kombëtar. Ndërsa numri i
zviceranëve që jetojnë jashtë vendit nuk luajnë ndonjë rol në përcaktimin e këtij numri.
Ndërsa ky përcaktim vazhdimisht
është bërë temë e debateve mes
politikanëve. Posaçërisht përfshirja
në numërim edhe të individëve azilkërkues kritikohet çdo herë e më
shumë. Për këtë arsye në agjendën
e komisioneve të kuvendit ndodhen
edhe faktorët të cilat do të merren
parasysh në përcaktimin e numrit të
anëtarëve të kantoneve.
Nëse marrim parasysh 50 vitet e fundit zvogëlimi i numrit të anëtarëve
më së shumti u vërejt në kantonin
e Bernit ndërsa krahas kësaj më
së shumti është rritur në kantonin
Aarau. Ndarja e kantoneve Jura
dhe Laufenthal nga kantoni i Bernit
gjatë kësaj periudhe bëri që kantoni
i Bernit të humbet 7 anëtarë. Ndërkohë që kantoni Basel-Stadt humbi
3 anëtarë, kantonet St. Gallen, Solothurn, Neuenburg, Appenzell A.
RH. dhe Glerus kanë humbur nga
një anëtarë.
Ndërkaq kantoni Aargau prej vitit
1963 e këtej i shtoi edhe 3 anëtarë,
Waadt dhe Baselland kanë shtuar
nga dy anëtarë, Gjeneva, Lucern,
Dita Botërore e Ushqimit
Supozohet se në botë afërsisht 870 milionë persona vuajnë
nga mungesa e të ushqyerit të mjaftueshëm. Dihet se
në ditët e sotme njëri në 8 persona vuan nga mungesa
e ushqimit të mjaftueshëm. Këto të dhëna edhe njëherë
vënë në pah rëndësinë e Ditës Botërore të Ushqimit.
[BAM / AID-3907]
Çdo vit më 16 tetor në Ditën
Botërore të Ushqimit vendet
anëtare të Kombeve të Bashkuara shqyrtojnë çështjet si
uria, prodhimi i ushqimit dhe
konsumi. Në veçanti qëndrohet mbi të ushqyerit. Studimet
e bëra në lidhje me temën
qendrore që përcaktohet në
vit bëhen mbi propozimet për
zgjidhjen e këtyre problemeve.
Natyra, sistemi ekologjik dhe
diversiteti biologjik, vazhdimisht janë duke kaluar ndryshime në ditët e sotme. Për këtë
arsye ekzistenca e ushqimit
të dobishëm për shëndetin e
njeriut ka rëndësi të veçantë.
Tema e përqendrimit e përcaktuar për këtë vit në Ditën
Botërore të Ushqimit është
“Siguria e ushqimit dhe ato që
duhen bërë për vazhdimin e
ushqimit të sigurt”.
Dita Botërore e Ushqimit për
herë të parë u shënua në vitin
1979 nga ana e Organizatës së
Bujqësisë dhe Ushqimit, FAO.
Ndërkaq Organizata Botërore
e Ushqimit u themelua nga ana
e Kombeve të Bashkuara në 16
tetor të vitit 1943 për të luftuar kundër urisë dhe për të përmirësuar kushtet e ushqimit.
Në Ditën Botërore të Ushqimit,
organizatat e shoqërive civile
(NGO) organizojnë kongrese
zyrtare ku mundohen të tërheqin vëmendjen në problemet
e urisë. Studimet e bëra në
këtë kuadër tregojnë se viteve
të fundit është rritur dukshëm
numri i personave të cilët vuajnë nga uria. Ndërsa më shumë
se gjysma e këtij numri jetojnë në kontinentin e Azisë dhe
Oqeanin Paqësor, ndërsa një e
katërta në Afrikë. Ndërkaq në
Afrikën Jugore çdo vit vdesin
afërsisht 8,8 milionë njerëz
nga uria. Thënë ndryshe në çdo
3 sekonda vdes nga një person.
Ajo që është më tragjike është
se ekspertët janë të një mendimi se problemi nuk qëndron në
prodhimin e ushqimit. Sepse në
botë ka mjaftë ushqim për të
gjithë njerëzit.
Tessin, Wallis, Freiburg, Schwyz
dhe Zug fituan nga një përfaqësues.
Ndërsa në kantonet tjera nuk pati
ndryshime në numër të përfaqësuesve.
Zürich gewinnt einen
Nationalratssitz
Die 200 Sitze im Nationalrat
werden bekanntlich im Verhältnis zur Bevölkerungszahl auf die
Kantone verteilt. Nun g ibt es Veränderungen: Drei Kantone gewinnen, drei verlieren je einen Sitz.
Bern, Solothurn und Neuenburg
müssen bei den Nationalratswahlen im Oktober 2015 je einen Sitz
abgeben. Die Kantone Zürich,
Aargau und Wallis dagegen können
ihre Delegation um je eine Person
verstärken.