shq
ip
11
Numër rekord të
udhëtarëve në
qiellin zviceran
Pasagjerët që fluturuan vitin e kaluar në qiellin e Zvicrës
hodhën firmën në një rekord të ri. 44.4 milionë pasagjerë
që udhëtuan me linjat ajrore bënë që të arrihet një rekord i
ri i pathyeshëm në aviacionin civil. Ndërsa uljet dhe ngritjet
e planifikuara dhe të paplanifikuara në aeroportet zvicerane
arritën në 460.000.
[AKM / AID-3847]
Shifrat e fundit të publikuara
tregojnë se çdo person që banon
në Zvicër bëri të paktën 5 fluturime në vit. Në krahasim me një
vit të mëparshëm numri i atyre
që udhëtuan me avion është rritur për 4%. Shumica e këtyre fluturimeve kryhen nga aeroportet
e Cyrihut, Baselit dhe Gjenevës.
Për herë të fundit në vitin 2000
nga këto aeroporte janë përcaktuar të jenë bërë 538.000 ngritje dhe ulje të avionëve. Por,
pasi avionët e asaj kohe nuk kishin kapacitet të udhëtarëve në
krahasim me avionët e sotëm,
numri i pasagjerëve ishte rreth
34 milionë. Gjithashtu përqindja
e normave të mbushjes së avionëve në krahasim me vitin e kaluar që ishte 77% arriti në 78%.
Kjo tregon që me më pak avionë
udhëtojnë më shumë njerëz.
Numri i fluturimeve nga aeroportet e Cyrihut dhe Baselit vazhdon
të rritet sikurse viteve tjera. Aeroporti më i preferuar nga ana e
pasagjerëve është ai i Cyrihut.
Numri i pasagjerëve që udhëtuan nga ky aeroport është rritur
për 2% në krahasim me vitin e
kaluar dhe arriti në 24.8%. Numri
i pasagjerëve të këtij aeroporti
vitin e kaluar ishte 5.3 milionë.
Krahas kësaj numri i avionëve që
ulen dhe ngritën nga ky aeroport
është ulur për 0.7%.
Ndërsa aeroporti i Gjenevës nga
aspekti i rritjes së numrit të pasagjerëve është i njëjtë me atë
të Baselit. Ndërkaq parë nga aspekti i numri të pasagjerëve kjo
shifër është mjaftë e ulët. Numri
i pasagjerëve në aeroportin Belp
të Bernit me një rritje prej 53%
arriti në 260.000 pasagjerë.
Aeroporti Lugano në Agno nuk
shënoi një rritje të dukshme në
numrin e pasagjerëve. Ky aeroport radhitet i 5-të me 167.000
pasagjerë. Ndërsa aeroporti Altenrhein në St. Gallen është aeroporti më pak i preferuar nga
ana e pasagjerëve dhe numri i
tyre është vetëm 116.000.
FORM T?$?8? ?$????&??????:?v?WL:??V?BF?,:????:?:?&?WB??F?B ?f?&??R?V?&????6???R??&?V?&??7G&76R?''Vv???? ??76v?W'&V??&B?66?vV??W"????V????6???Rv&V???FW"66?vV??6??f?V?R?V?66?V??BFV?f?Vw?WVp?V?FW'vVw2v?R?WG?FW2??"??BCB?@??????V?76v?W&V?66?&?V"F?P???f??R?VgFf?'B??FW"66?vV??V??V???WVV?&V??&GvW'B?wWBCcs ??66???V?7F'FWFV??FW"??FWFV??#"?????V???FW"6?'FW'fW&?V?"??'B??FWF???FV?Vf???FV?f??R??????FGV??FF??V?FW'66?&?gB??:??6??&?????6?fW'f?6?FR?6?F?R?:F?&?6?R&??R&W???V????F??V?:?"L:?wV":v???R&????Bf?WF?"??